LAJMI I FUNDIT:

Real Madridi befason të gjithë me interesimin e tij në lojtarin e Manchester Unitedit

Real Madridi befason të gjithë me interesimin e tij në lojtarin e Manchester Unitedit

Carlo Ancelotti thuhet se ka kthyer shikimin e tij në një lëvizje për mbrojtësin e krahut të Manchester United, Diogo Dalot, i cili mund të transferohet për një shifër realitivisht të ulët, pasi nuk gjendet në planet e klubit anglez.

Dalot u nënshkrua nga Jose Mourinho nga Porto në vitin 2018 për rreth 20 milionë funte.

Megjithatë, edhe pse tregoi shenja të hershme premtimi, ai nuk ka arritur të bind për të zënë një vend në krahun e djathtë të mbrojtjes dhe ai shkoi në huazim te Milani sezonin e kaluar.


As kjo lëvizje nuk funksionoi me të vërtetë, pasi ai kaloi pjesën më të madhe të sezonit si rezervë dhe tani është kthyer në United, megjithëse aktualisht po luan për Portugalinë në Euro 2020.

Cancelo rezulton pozitiv me Covid-19, Portugalia e zëvendëson me Dalotin
Lexo po ashtu Cancelo rezulton pozitiv me Covid-19, Portugalia e zëvendëson me Dalotin

Tani, sipas mediumit portugez Correio da Manha, trajneri italian i Realit, Ancelotti dëshiron ta sjellë Dalotin në Santiago Bernabeu.

Los Blancos po ndiqnin 22-vjeçarin përpara se ai të transferohej nga Porto në Old Trafford, por raporti thotë se është menaxheri i tyre i ri që dëshiron të nënshkruajë mbrojtësin anësor.

Ish-trajneri i Evertonit, i cili ka zëvendësuar Zinedine Zidane pasi francezi nuk ndjeu më se kishte mbështetjen e klubit , dëshiron të ‘rinovojë’ mbrojtjen e Realit.

Sergio Ramos tashmë është larguar nga klubi dhe për momentin në skuadrën e tij ka vetëm Dani Carvajal dhe Alvaro Odriozola në krahun e djathtë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

Liga e Kampionëve
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi

Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi

La Liga
U dëshmua se është

U dëshmua se është "finale para finales": Real Madridi shpartallon Man Cityn në 'Etihad'

Liga e Kampionëve
Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Shfaqen problemet e para serioze për Ruben Amorim te Manchester United

Shfaqen problemet e para serioze për Ruben Amorim te Manchester United

Premier League
Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori