LAJMI I FUNDIT:

Hendbollistja Venera Kafexholli shprehet krenare që do të luajë për Kosovën

Hendbollistja Venera Kafexholli shprehet krenare që do të luajë për Kosovën
(Foto: kosovahandball.info)

Kosova U-19 në hendboll më 1 korrik do t’i nisë përgatitjet për Kampionatin Evropian (Divizioni B), që prej 10 deri më 18 korrik mbahet në Shkup.

Në ekip ka shumë emra të rinj. Për herë të parë do të grumbullohet edhe portierja Venera Kafexholli, që karrierë bën në Zvicër. Prej saj, por edhe prej të gjitha lojtareve tjera pritet shumë nga Evropiani në Shkup.

Për faqen zyrtare të FHK-së, Kafexholli ka folur në prag të grumbullimit të parë me Kosovën. Ajo është krenare që do ta ketë rastin ta ruajë portën e Kosovës.


“Jam shumë e lumtur dhe krenare që do të luaj për vendlindjen e prindërve të mi. Si familje jemi shumë të lidhur me Kosovën, vendin tonë. Gjithnjë i kalojmë pushimet në atdhe dhe jam shumë e kënaqur që e kam mundësinë të kontribuoj për Kosovën. Do të mundohem që ta jap gjithnjë maksimumin. Ndoshta nuk kam lindur në Kosovë, por kam shumë krenari dhe dashuri për të. Jam shumë krenare me prejardhjen time”, thotë Venera Kafexholli.

19-vjeçarja është përcjellë për një kohë nga përgjegjësit e FHK-së, njëjtë si gjitha lojtaret tjera që janë në listën e zgjeruar. Venera ka marrë përkrahjen e plotë të familjes që të luajë për Kosovën. Ajo ka mbështetje të plotë nga babai për karrierën në hendboll.

“Si sportiste gjithmonë kam ëndërruar të luaj për Kosovën. Ka qenë synim i madh për mua. Por nuk mund të them se e kam pritur ftesën. Ka qenë një befasi e mirë për mua dhe për familjen time”, ka theksuar Venera.

Ajo e premton maksimumin dhe është e vendosur të mos e zhgënjejë askënd me paraqitje. Mezi pret të bashkohet me vajzat dhe është e bindur se rezultatet në Shkup do të jenë të mira.

Venera ka nisur me hendboll në vitin 2011 te skuadra Ruswil/Wolhusen. Nisi si pivote, por prej vitit 2015 zuri vend në portë, ku është paraqitur shumë mirë. Në vitin 2016 ishte në një përzgjedhje rajonale, ndërsa në vitin 2017 kaloi te Spono Eagles. Me Sponon ka luajtur në ekipet U16 e U18. Është paraqitur edhe në kategorinë e dytë zvicerane. Në vitin 2020 mori ofertë nga BSV Stans, ku vazhdon të luaj, në SPL2. Ka fituar titullin e kampionit dhe Kupën e Zvicrës për grupmosha të reja.

Venera Kafexholli jeton në Ruswil të Zvicrës, ndërsa familja e saj është nga Bellanica e Malishevës. Ka lindur në Zvicër dhe po e vazhdon shkollimin për arsimtare, me fokus te Edukata Fizike.

Ka shpresë se disa prej lojtareve të Kosovës U-19 do të tregojnë nivel të lartë dhe do të jenë kandidate për ekipin A të Kosovës. Venera është njëra prej atyre prej të cilave pritet shumë.

Në trend Sport

Më shumë
Granit Xhaka shënon gol spektakolar në fitoren e thellë të Bayer Leverkusenit dhe njofton se do të bëhet sërish baba

Granit Xhaka shënon gol spektakolar në fitoren e thellë të Bayer Leverkusenit dhe njofton se do të bëhet sërish baba

Bundesliga
Zbulohet arsyeja pse Messi refuzoi që të marrë pjesë në 125-vjetorin e Barcelonës

Zbulohet arsyeja pse Messi refuzoi që të marrë pjesë në 125-vjetorin e Barcelonës

La Liga

"Nuk mund të bërtasësh Serbi, Serbi në një stadium përballë një populli të masakruar" - gazetari rumun shumë kritikues ndaj tifozëve

Përfaqësuesja e Kosovës
Nuk po gjen hapësira në formacion, ylli i Real Madridit mund të kalojë në janar tek rivalët

Nuk po gjen hapësira në formacion, ylli i Real Madridit mund të kalojë në janar tek rivalët

La Liga
Amorim ka gjetur tashmë zëvendësuesin e Casemiros te Man Utd dhe e dëshiron atë në janar

Amorim ka gjetur tashmë zëvendësuesin e Casemiros te Man Utd dhe e dëshiron atë në janar

Premier League
Suspendohen dy gjyqtarët e UEFA-s pas gabimit të rëndë në Ligën e Kombeve

Suspendohen dy gjyqtarët e UEFA-s pas gabimit të rëndë në Ligën e Kombeve

Ndërkombëtare
Kalo në kategori