LAJMI I FUNDIT:

Të nervozuar për shkak të zgjatjes së masave anti-COVID, përleshje mes policisë dhe demonstruesve në Londër  

Të nervozuar për shkak të zgjatjes së masave anti-COVID, përleshje mes policisë dhe demonstruesve në Londër  

Policia në Londër është përleshur me demonstruesit para parlamentit britanik, që ishin mbledhur për të shprehur pakënaqësinë për shkak të vendimit të qeverisë që të tërhiqet nga vendimi i mëparshëm, sa i përket masave kufizuese të vëna si preventivë për të parandaluar përhapjen e coronavirusit.

Në pamjet e publikuara më poshtë, shihen policët me shufra gome në duar, duke u kërkuar demonstruesve që të shpërndahen – derisa në prapavijë dëgjohen sirenat e veturave të shumta të policisë, transmeton Telegrafi.


Demonstruesit përlesheshin me policinë, të mbledhur para Downing Street mbanin megafonë për të protestuar kundër vendimit të kryeministrit britanik Boris Johnson, që ka vendosur të zgjasë masat e izolimit deri më 19 korrik.

Demonstrata shpërtheu në momentin, kur në Britani të Madhe vetëm brenda një ditë janë regjistruar 10.633 raste të reja me coronavirus dhe 5 tjerë që kanë humbur jetën. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

Botë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Evropa
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Botë
Izraeli ndërton 'kube kibernetike' për t'u mbrojtur nga hakerët iranian

Izraeli ndërton 'kube kibernetike' për t'u mbrojtur nga hakerët iranian

Azia
Kalo në kategori