Më 17 tetor në Kosovë do të mbahen zgjedhjet parlamentare, ndërkohë subjektet politike kanë 30 ditë kohë për të bërë fushatë zgjedhore.
Sipas afateve të përcaktuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, subjektet politike mund të certifikohen për pjesëmarrje në zgjedhje nga data 17 qershor deri më 16 gusht.
Afati për aplikim për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës fillon më 10 korrik dhe zgjat deri më 18 gusht, gjithsej 40 ditë në dispozicion, transmeton Telegrafi.
Kurse, periudha e votimit përmes postës për votuesit e regjistruar suksesshëm si votues jashtë Kosovës fillon më 15 shtator dhe përfundon më 15 tetor, gjithsej 31 ditë.
Gjithashtu, KQZ ditë më parë ka marrë vendim për kufizimin e shpenzimeve të fushatës zgjedhore për Zgjedhjet Lokale. Vendimi vlen për subjektet politike të cilat do të certifikohen nga KQZ-ja për pjesëmarrje në këto zgjedhje.
Sipas vendimit të KQZ-së, kufiri i sipërm i shpenzimeve është në shumën: 950 mijë e 633 euro e 40 cent dhe mbështetet në listën jopërfundimtare të votuesve, e cila përmban: 1 milion e 894 mijë e 254 votues.
“Duke u mbështetur në rregullën zgjedhore të KQZ-së për kufizimin e shpenzimeve të fushatës, kufizimi i shpenzimeve të fushatës për komunat të cilat kanë më më shumë se 5 mijë votues është 0.5 euro për votues të regjistruar në komunën përkatëse, ndërsa për komunat të cilat kanë më pak se 5 mijë votues, subjekteve politike ju lejohet të shpenzojne deri në 0,7 euro për votues të regjistruar në atë komunë”, thuhej në njoftimin e bërë nga KQZ.
Ndërkohë që KQZ ka paraparë afatet për zgjedhjet e 17 shkurtit, subjektet politike janë duke vazhduar me zyrtarizimin e kandidatëve për kryetar komunash.
LDK deri më tani ka zyrtarizuar kandidatët për 11 komuna:
Përparim Rama – Prishtinë
Gazmend Muhaxherri – Pejë
Anton Quni – Prizren
Pudujevë – Ekrem Hyseni
Suharekë – Ardian Shala
Lipjan – Imri Ahmeti
Fushë Kosovë – Burim Berisha
Viti – Sokol Haliti
Vushtrri – Xhafer Tahiri
Mehmet Krasniqi – Obiliq
Burim Krasniqi – Rahovec
Kujtojmë se LDK aktualisht qeverisë në shtatë komuna të Kosovës: Pejë, Gjilan, Vushtrri, Lipjan, Viti, Istog dhe Fushë Kosovë, raporton Telegrafi.
PDK deri më tani ka zyrtarizuar kandidaturat për disa komuna.
Shaqir Totaj – Prizren
Agim Aliu – Ferizaj
Uran Ismaili – Prishtinë (mungon zyrtarizimi)
Ramiz Lladrovci – Drenas
Sami Lushtaku – Skenderaj (mungon zyrtarizimi)
Naim Ismajli – Shtime
Besim Ilazi – Kaçanik
Shaban Shabani – Dragash
Rrahim Ternava – Fushë Kosovë
Murtez Zekolli – Suharekë
Bedri Hamza – Mitrovicë (kandidat i mundshëm)
PDK aktualisht udhëheq në pesë komuna: Ferizaj, Drenas, Shtime, Dragash, Kaçanik.
AAK e cila qeverisë në shtatë komuna, tashmë ka përcaktuar kandidaturat në shumicën e komunave që garon në zgjedhje.
Daut Haradinaj – Prishtinë
Besnik Tahiri – Podujevë
Arbër Tolaj – Pejë
Ardian Gjini – Gjakovë
Bali Muharremaj – Suharekë
Zenun Çelaj – Klinë
Bashkim Ramosaj – Deçan
Smajl Lafiti – Rahovec
Agron Kuçi – Junik
Bekë Berisha – Istog
Lëvizja Vetëvendosje deri më tani nuk ka zyrtarizuar asnjë kandidaturë për kryetarë të komunave.
Mirëpo janë përfolur shumë emra deri më tani për disa komuna.
Prishtinë – Arben Vitia, Liburn Aliu (kandidatë të mundshëm)
Prizren – Mytaher Haskuka, Drita Millaku, Hajrulla Çeku
Mitrovicë – Agim Bahtiri (kandidaturë e vetëshpallur)
Pejë – Gazmend Agusholli (i propozuar nga kryesia e Qendrës në Pejë)
Gjilan – Arbëresha Kryeziu-Hyseni, Alban Hyseni dhe Labinota Demi-Murtezi (të përfolur si kandidatë të mundshëm)
Kujtojmë në zgjedhjet e fundit lokale Vetëvendosje kishte fituar në Prishtinë, Prizren dhe Kamenicë, ndërsa Shpejtim Bulliqi kishte fituar mandatin në zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të Podujevës.
AKR deri më tani ka zyrtarizuar kandidaturën e Selim Pacollit për Prishtinën.
NISMA nga ana tjetër ka zyrtarizuar Fazli Hoxhën si kandidat për Gjakovë dhe Naser Morinën në Klinë.
Nga kjo parti po ashtu kandidat për Prizrenin do të jetë Zafir Berisha./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos