LAJMI I FUNDIT:

Milani kontakton Sergio Ramosin, por kërkesat financiare të spanjollin e ‘çmendin’ klubin italian

Milani kontakton Sergio Ramosin, por kërkesat financiare të spanjollin e ‘çmendin’ klubin italian

Sergio Ramos ka konfirmuar largimin nga Real Madridi pas 16 viteve qëndrim në Santiago Bernabeu.

Mbrojtësi spanjoll nuk gjeti gjuhë të përbashkët për rinovimin e kontratës dhe do të largohet si futbollist i lirë pas 30 qershorit nga Los Blancos.


Tani që mbrojtësi qendror është futbollist i lirë, shumë skuadra të mëdha janë vënë në ndjekje të tij.

Paris Saint Germain, Manchester City, Chelsea, Manchester United apo Bayern Munich janë skuadrat që po kërkojnë transferimin e tij.

Së fundmi në garë është futur edhe gjiganti italian Milan për t’i fituar shërbimet e lojtarit, por duket se dëshira e tyre për ta parë Ramosin me fanellën kuqezi nuk mund të realizohet.

E gjitha ka të bëjë me aspektin financiar dhe kërkesat e mëdha që ka ish-kapiteni i Los Blancos.

Ka qenë Paolo Maldini që ka kontaktuar personalisht me Ramosin dhe mbrojtësi spanjoll e ka pëlqyer idenë për të luajtur te Milani, duke i treguar edhe kushtet financiare që ka.

Sipas televizionit spanjoll ‘El Chiringuito’, 35-vjeçari i ka bërë të ditur Maldinit se kërkon një pagë vjetore prej 15 milionë eurove në sezon si dhe një shumë prej 20 milionë eurove në dorë që po iu bashkohet si futbollist i lirë.

Këto kërkesa jashtëzakonisht të mëdha kanë bërë që Milani të heq dorë nga transferimi i tij.

Gjithsesi favoriti kryesor mbetet Paris Saint Germain për transferimin e Ramosit, pasi klubi francez është gati t’ia plotësojë të gjitha kërkesat për ta transferuar në Parc de Princes. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Driblimi magjik i Arda Guler ndaj Javi Galan ka pushtuar rrjetet sociale

Driblimi magjik i Arda Guler ndaj Javi Galan ka pushtuar rrjetet sociale

La Liga
Superkompjuteri simulon mbi 10 mijë herë rezultatin e Euro 2024, befason me shanset e fituesve të mundshëm

Superkompjuteri simulon mbi 10 mijë herë rezultatin e Euro 2024, befason me shanset e fituesve të mundshëm

Përfaqësueset
Barcelona ndryshon mendim për Joao Felix dhe Joao Cancelo

Barcelona ndryshon mendim për Joao Felix dhe Joao Cancelo

La Liga
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Antonio Conte rikthehet në skenën e madhe, pranon ofertën e klubit në vështirësi

Antonio Conte rikthehet në skenën e madhe, pranon ofertën e klubit në vështirësi

Serie A
Ish-trajneri i Real Madridit bind Milanin, përparojnë negociatat mes palëve

Ish-trajneri i Real Madridit bind Milanin, përparojnë negociatat mes palëve

Serie A
Kalo në kategori