22 vjet pas përfundimit të luftës në Kosovë, Mitrovica vazhdon të jetë e ndarë mes serbëve dhe shqiptarëve. Për të mos e lejuar këtë situatë, batalioni i tretë i Brigadës 141 të UÇK-së pas hyrjes së forcave të NATO-s në Kosovë, kishte ndërmarrë një aksion për të hyrë në veri të vendit.
Komandanti i këtij batalioni, Hasan Preteni ka rrëfyer detajet e këtij aksioni.
”Ushtarët e KFORI-it për herë të parë me 12 qershor janë parë në Shalë, dhe pjesa e njësitit tim ishim afër Trepçës dhe ishte një vendim i shtabit të Trepçës ku shkruante se pas tërheqjes së forcave të armikut njësitet të lëvizin në vendet ku kanë qenë forcat e armikut. Vendimi thoshte se gjatë zbatimit të detyrave duhet të bashkëpunohej me forcat e NATO-s dhe të mos ketë konfrontime me forcat paqeruajtëse. Marrëveshja ishte që secili njësit asht siç lëviz NATO se si largohen forcat serbe, ne të lëvizim përpara. Kemi pasur detyrim që të lëvizim pa u konfrontuar me NATO-n dhe të lëvizim pa u konfrontuar me okupatorët”, tha Preteni për Klan Kosova.
”Njësiti i parë dhe i dytë lëvizën në drejtim të Vushtrrisë, ndërsa njësiti im i brigadës 141 zbresim në drejtim të Trepçës, me 18 qershor në Bajgorë erdhi një kolonel francez, kolonel Beni dhe na pyeti dhe si do të veproni, ne i thamë se cilido të jenë vendimi i shtabit të përgjithshëm ne do ta respektojmë”.
Në rrëfimin e shoqëruar me fotografi, Preteni tregon se si ai dhe batalioni që udhëhiqte kishin shkuar në stacionin policor të Trepçës, ku kishin gjetur vetëm uniformat e ushtarëve serbë, të cilët ishin larguar nga aty si civilë.
”Ne zbritëm në drejtim të Trepçës dhe kur vijmë te stacioni shohim që ende ka njerëz civil dhe japin përshtypjen se janë duke pritur të dalin, pas gjysmë ore erdhi një autobus dhe i morri dhe ne zbritëm më ushtarë në stacionin e Trepçës. Ne u vendosëm në stacion dhe atë pasdite katër blinda franceze erdhën në Trepçë dhe na thanë që me armë të gjata të mos dilni nga ky objekt, keni hyrë por nuk duhet të ketë lëvizje”.
Batalioni i tretë i brigadës 141 natën e 19 qershorit të vitit 1999 e kishte kaluar në stacionin policor të Trepçës, ndërsa një ditë më vonë ata e ngritën flamurin në ndërtesën e këtij stacioni, për tu çarmatosur më pas nga xhandarmëria franceze.
”Me 20 qershor e organizuam ngritjen e flamurit në stacionin e policisë, nga vetura e kemi lëshuar himnin, e ngritëm flamurin dhe në ora 13 erdhi xhandarmëria franceze dhe na thonë se kemi vendim për të ju çarmatosur, ne kontaktuam me komandantin e brigadës dhe ia sqaruam situatën, por komandanti i brigadës Hysni Ahmeti na tha se ne jemi në autoblindat e tyre dhe ju veproni si të doni. Nga komandanti i xhandarmërisë kërkova procesverbal, ne duhet të dorëzoheshim sepse nuk donim të konfrontoheshim me forcat paqeruajtëse”, tha Preteni.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNdalohen dy rusë në Jarinjë
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?
“E pashë një person të maskuar me armë në dorë” – policia jep detaje nga tentim vrasja ndaj Marko Jablanvoviqit
Nëna dhe fëmijët u hodhën në lumin Buna, 9-vjeçarja përcillet sot për në banesën e fundit
Detaje të reja nga ngjarja tragjike në Shkodër
KFOR-i, EULEX-i dhe policia me ushtrim të përbashkët, Ultuas: Tregojmë gatishmërinë për të mbrojtur stabilitetin rajonal
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'