Deputetët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës do të mbështesin nismën e Partisë Demokratike të Kosovës, për të dërguar në Gjykatën Kushtetuese vendim për shkarkimin e kryetares së KQZ-së, Valdete Daka.
Zëdhënësi i AAK-së, Lulzim Blakaj në një deklaratë për Telegrafin tha se disa nga deputetët e AAK-së tashmë kanë dhënë nënshkrimet.
“Deputetët e AAK-së do të mbështesin nisëm për të dërguar në Kushtetuese vendimin për shkarkimin e Valdete Dakës, disa i kanë dhënë nënshkrimet”, tha shkurtimisht ai.
Ndërkaq, kryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj, gjatë ditës së sotme ka njoftuar se kanë mbledhur nënshkrimet, duke falënderuar kështu deputetët e opozitës për bashkëpunim
“Vendimi i presidentes së Kosovës, urdhëruar nga Albin Kurti për të shkarkuar kryetaren e KQZ-së, është antikushtetues, dëmton institucionet demokratike, rrezikon zgjedhjet lokale dhe është fund e krye politik. Për të mbrojtur rendin kushtetues, institucionet demokratike e profesionale, si dhe të parandalojmë secilin akt të tillë në të ardhmen, Partia Demokratike e sheh të domosdoshëm dhe të pashmangshëm opinionin e Gjykatës Kushtetuese, për çka i kemi mbledhur edhe nënshkrimet. Faleminderit të gjithë deputetëve të opozitës për bashkëpunimin në këtë çështje”, ka njoftuar Hoxhaj.
Kurse, nga LDK kanë deklaruar se ende nuk i kanë dhënë nënshkrimet e kërkuara nga PDK.
“Jo nuk i kemi dhënë ende. Po e presim Avokatin e Popullit”, ka deklaruar shefi i GP të LDK-së, Arben Gashi.
Ndryshe, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e kishte shkarkuar Valdete Dakën nga pozita e kryetares së KQZ-së më 15 qershor.
Ish-kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valdete Daka pas shkarkimit të saj nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka deklaruar se do t’i ndjekë të gjitha rrugët ligjore për rastin e saj, duke iu drejtuar edhe gjykatës kompetente.
Për shkarkimin e Dakës ka pasur reagime të ashpra nga subjektet opozitare dhe organizata të shoqërisë civile. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
“Dino” mysafiri i aeroportit të Shkupit, qeni anti-stres për të gjithë udhëtarët
Tre muaj asnjë aplikim, subjektet politike ende nuk kanë dërguar listat e kandidatëve për deputetë
Mesazhet e Ramës në Londër, kontributi i komunitetit prej 200 mijë shqiptarësh në shtetin ishull
Osmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën
Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet babai i 14-vjeçarit: Janë dy vrasës, njëri është ende i lirë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?
Boshatisen qendrat e emigrantëve! Operatorët largohen nga Shëngjini e Gjadri
Plagosja e dy personave në Prishtinë – policia arreston të dyshuarin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj