LAJMI I FUNDIT:

Opozita siguron nënshkrimet për të dërguar në Kushtetuese shkarkimin e Valdete Dakës

Opozita siguron nënshkrimet për të dërguar në Kushtetuese shkarkimin e Valdete Dakës
Foto: Arkiv

Opozita në Kuvendin e Kosovës ka siguruar nënshkrimet e nevojshme për ta dërguar në Gjykatën Kushtetuese, shkarkimin e kryetares së KQZ-së, Valdete Daka.

Lajmin e ka konfirmuar vet ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj përmes një shënimi në Facebook.


“Vendimi i presidentes së Kosovës, urdhëruar nga Albin Kurti për të shkarkuar kryetaren e KQZ-së, është antikushtetues, dëmton institucionet demokratike, rrezikon zgjedhjet lokale dhe është fund e krye politik. Për të mbrojtur rendin kushtetues, institucionet demokratike e profesionale, si dhe të parandalojmë secilin akt të tillë në të ardhmen, Partia Demokratike e sheh të domosdoshëm dhe të pashmangshëm opinionin e Gjykatës Kushtetuese, për çka i kemi mbledhur edhe nënshkrimet. Faleminderit të gjithë deputetëve të opozitës për bashkëpunimin në këtë çështje”, ka njoftuar Hoxhaj.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e kishte shkarkuar Valdete Dakën nga pozita e kryetares së KQZ-së më 15 qershor.

Ish-kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valdete Daka pas shkarkimit të saj nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka deklaruar se do t’i ndjekë të gjitha rrugët ligjore për rastin e saj, duke iu drejtuar edhe gjykatës kompetente.

Daka pas shkarkimit: Vendim i paligjshëm, Osmani më kërkoi të jap dorëheqje në këmbim të falënderimeve publike
Lexo po ashtu Daka pas shkarkimit: Vendim i paligjshëm, Osmani më kërkoi të jap dorëheqje në këmbim të falënderimeve publike

Për shkarkimin e Dakës ka pasur reagime të ashpra nga subjektet opozitare dhe organizata të shoqërisë civile.

Kryetari i PDK-së Enver Hoxhaj kishte deklaruar se dyshja Albin Kurti dhe Vjosa Osmani janë të vendosur për të shkatërruar e kapur secilin institucion kredibil dhe të pavarur në vendin tonë.

Lidhja Demokratike e Kosovës, vendimin për ndërprerje të mandatit të kryesueses së KQZ-së, në prag të zgjedhjeve lokale, e ka konsideruar si të pabazuar dhe me argumente të paqëndrueshme.

AAK shkarkimin e  Dakës, e ka quajtur praktikë të paparë institucionale dhe sipas tyre kjo dëshmon për të satën herë kapjen e shtetit.

Zyra e Bashkimi Evropian në Kosovë, ka thënë se është e rëndësishme të ruhet pavarësia e KQZ, duke siguruar përgatitje profesionale për zgjedhjet lokale që do të mbahen këtë vit.

Organizatat e shoqërisë civile vendimin për shkarkimin e Dakës, e kanë konsideruar të motivuar politikisht, si rezultat i ndërrimit të pushtetit në Kosovë pas zgjedhjeve të fundit.

Kujtojmë, presidentja Vjosa Osmani, ka emëruar gjyqtarin e Gjykatës së Apelit, Kreshnik Radoniqi kryesues të ri të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, pas ndërprerjes së mandatit të kryesueses së deritanishme të KQZ-së Valdete Daka./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Çka po synon Serbia me arrestimin e zv/drejtorit të Policisë së Kosovës - flasin ekspertët

Çka po synon Serbia me arrestimin e zv/drejtorit të Policisë së Kosovës - flasin ekspertët

Siguri
“Marrje në pyetje e maltretim”, i riu nga Gjilani rrëfen për ndalimin në kufijtë e Serbisë

“Marrje në pyetje e maltretim”, i riu nga Gjilani rrëfen për ndalimin në kufijtë e Serbisë

Lajme
Komandanti i KFOR-it ftohet nga ushtria serbe në stërvitjen

Komandanti i KFOR-it ftohet nga ushtria serbe në stërvitjen "Whirlwind 2024"

Siguri
Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Lajme
Kalo në kategori