LAJMI I FUNDIT:

Grumbullimi i radhës i Përfaqësueses A të Femrave bëhet të enjten

Grumbullimi i radhës i Përfaqësueses A të Femrave bëhet të enjten
(Foto: baskebtolli.com)

Përfaqësuesja A e Kosovës në konkurrencën e femrave të enjten me fillim nga ora 17:00 në palestrën e vogël të Pallatit të Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë do ta mbaj stërvitjen e radhës në kuadër të përgatitjeve për FIBA Kampionatin Evropian të Shteteve të Vogla.

Njëherësh kjo është hera e parë që Përfaqësuesja A e Femrave do të merr pjesë në gara zyrtare të FIBA-s, më saktësisht në FIBA Kampionatin Evropian të Shteteve të Vogla që do të mbahet në Nicosia të Qipros prej 20 deri më 25 korrik 2021.


Kosova është në Grupin B së bashku me Qipron dhe Luksemburgun, kurse në Grupin A janë: Norvegjia, Irlanda, Malta dhe Andorra.

Fazën intensive të përgatitjeve nën drejtimin e përzgjedhësit Fidan Shatri, basketbollistet tona do ta nisin nga data 20 qershor e deri më 18 korrik, kur edhe do të nisen për në Qipro.

Federata e Basketbollit të Kosovës së shpejti do të filloj me kampanjën në mbështetje të Përfaqësueses A të Femrave duke përfshirë në të personalitete të ndryshme, jo vetëm të sportit, por edhe të sferave të tjera të jetës.

Në trend Sport

Më shumë
Milani zgjedh numrin 9 të ri, mund të bëhet transferimi më i shtrenjtë në histori të klubit

Milani zgjedh numrin 9 të ri, mund të bëhet transferimi më i shtrenjtë në histori të klubit

Serie A

"Mjekët më thanë se së shpejti do të vdes", Ish-portieri gjerman tregon sëmundjen e rëndë me të cilën po përballet

Bundesliga
Liridon Krasniqi gati të nisë një aventurë në futbollin spanjoll

Liridon Krasniqi gati të nisë një aventurë në futbollin spanjoll

Ndërkombëtare
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

La Liga
Pesë klube të mëdha të interesuara për transferimin e Koundes

Pesë klube të mëdha të interesuara për transferimin e Koundes

Ndërkombëtare
Kalo në kategori