Presidentët Biden dhe Putin takohen të mërkurën në një kohë kur mes dy vendeve ekzistojnë mosmarrëveshje të thella dhe shpresat për arritje të rëndësishme mbeten të pakta.
Të dyja palët kanë thënë se takimi në vilën piktoreske buzë liqenit në Gjenevë do të sjellë marrëdhënie më të stabilizuara, megjithëse të dyja palët u përmbahen qëndrimeve diametralisht të kundërta për pika fërkimi si ndërhyrja ruse në zgjedhjet amerikane, sulmet kibernetike dhe agresioni rus në Ukrainë.
“Nuk presim një listë të gjatë arritjesh nga ky takim,” tha një zyrtar amerikan gjatë udhëtimit me avionin presidencial për në Gjenevë, duke shtuar se dy udhëheqësit pritet të diskutojnë për orë të tëra. Marrëdhëniet janë acaruar prej vitesh, duke filluar me aneksimin e Krimesë nga Rusia në 2014, ndërhyrjen e rusëve në Siri në 2015 dhe akuzat amerikane, të kundërshtuara nga Kremlini, se Rusia është përzier në zgjedhjet amerikane.
Komenti i Presidentit Biden në mars se Putini është “vrasës” e acaruan edhe më tej situatën, duke rezultuar në thirrjen nga Kremlini të ambasadorit të tij në Uashington. Në prill, SHBA thirrën ambasadorin e tyre në Moskë. Asnjë prej tyre nuk është kthyer ende në post. Një zyrtar i lartë amerikan tha se SHBA synon të arrijë një numër “ndarje detyrash” që në zhargonin qeveritar në Uashington nënkupton emërimin e disa funksionarëve nga të dyja palët për të vazhduar diskutimet në nivel më të ulët “për tema ku mund të punohet bashkarisht për të avancuar interesat kombëtare dhe për ta bërë botën më të sigurtë”.
Kontrolli i armëve është një nga temat ku gjatë viteve është regjistruar mirëkuptim, megjithë fërkimet në fusha të tjera. Vladimir Frolov, ish-diplomat rus, tha për agjencinë e lajmeve Reuters se Presidenti Putin dëshiron marrëdhënie me respekt dhe kërkon të trajtohet si anëtarët e ish-Byrosë Politike të Bashkimit Sovjetik në vitet 1960-1980, që “një trajtim që në mënyrë simbolike ta vlerësojë Rusinë si një fuqi e barabartë strategjike me Shtetet e Bashkuara”.
“Në këmbim, Moska mund të tregohet e gatshme të reduktojë disa nga marrëzitë që ka bërë,” tha zoti Frolov, duke shtuar se me këtë term nënkupton se “s’do ketë më helmime, dhunë fizike, arrestime e rrëmbime të shtetasve amerikanë e rusë. S’do të ketë ndërhyrje në punët e brendshme”. Dmitri Trenin, drejtor i Qendrës Carnegie në Moskë thotë se për takimin janë paracaktuar synime modeste:
“Suksesi i parë nga ky takim në Gjenevë do të jetë fakti që palët nuk u zunë me grushte, pra nuk do të ketë nevojë për një konflikt ushtarak,” thotë ai. Një shenjë simbolike e tensionit mes dy udhëheqësve është fakti që nuk është planifikuar drekë e përbashkët Biden-Putin dhe secili prej tyre do të zhvillojë një konferencë të veçantë për shtyp.
“(Biden dhe Putin) nuk do ndajnë bukë bashkë”, tha zyrtari i lartë amerikan. Megjithëse atmosfera do të jetë solemne dhe e nderë, sfondi do të jetë spektakolar: një vilë elegante me një kopsht prej 30 ha në brigjet e Liqenit të Gjenevës./VOA/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
A do të votohen të emëruarit e Trumpit – çka na tregon e kaluara e Senatit?
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Arsyeja pse Trump mund ta shkarkojë drejtorin e FBI-së, të cilin e kishte punësuar vetë dikur
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj
Shkencëtarët kanë konfirmuar se çfarë ka brenda Hënës
A do të votohen të emëruarit e Trumpit - çka na tregon e kaluara e Senatit?
Turqia po zhvillon një raketë balistike hipersonike me rreze veprimi prej 1000 kilometrave
Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj