Mesfushori Ylber Ramadani ka zyrtarizuar kalimin te klubi i elitës së futbollit hungarez MTK Budapest.
Ai largohet nga Velje pas një eksperience 4-vjeçare në Danimarkë.
MTK Budapest sezonin e fundit e mbylli në vendin e shtatë, ndërsa Ylber Ramadanin do të tentojë të rritë cilësinë, duke tentuar ta kualifikojë në garat evropiane sezonin e ardhshëm.
Ylber Ramadani i cili numëron 10 paraqitje dhe një gol me kombëtaren shqiptare u largua nga Velje pas katër sezonesh në Danimarkë ku regjistroi në total 117 ndeshje të luajtura dhe 5 gola.
Ai do të provojë një aventurë të re në futbollin hungarez aty ku do të kërkojë të lerë shenjë me fanellën e MTK Budapest.
I lindur në Gjermani, Ylber Ramadani u bë një futbollist profesionist në Kosovë, duke luajtur me klube si Prishtina, Drita dhe Ferizaj.
Në Shqipëri ai ka luajtur te Partizani.
Ramadani u bashkohet shqiptarëve të tjerë që luajnë në Hungari si Myrto Uzuni, Jasir Asani, Liridon Latifit dhe Hysen Memollës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251