LAJMI I FUNDIT:

“Kam qarë dhe jam lutur, Zoti po shihte futboll kur u rrëzua Eriksen” – Mourinho flet për incidentin tragjik të danezit

“Kam qarë dhe jam lutur, Zoti po shihte futboll kur u rrëzua Eriksen” – Mourinho flet për incidentin tragjik të danezit

Jose Mourinho ka folur për talkSPORT për atë që i ndodhi Christian Eriksen gjatë duelit mes Danimarkës dhe Finlandës.

Tekniku portugez e kishte nën urdhrat e tij mesfushorin te Tottenham dhe thekson se Zoti ka qenë duke e parë ndeshjen.

“Nuk mund të ndaloj së menduari për atë që ndodhi dje. Mendoj se është një ditë për të festuar, jo për të qenë i trishtuar. Shpresojmë që futbolli të shkojë në drejtimin ku do organizata, protokolli dhe specialistët”, ka thënë Special One.


Fjalët e para që Eriksen u tha bashkëlojtarëve pas momentit që sa nuk i kushtoi me jetë
Lexo po ashtu Fjalët e para që Eriksen u tha bashkëlojtarëve pas momentit që sa nuk i kushtoi me jetë

“Edhe unë gjithashtu besoj se Zoti po shikonte futboll në atë moment. Të gjitha së bashku bënë që Christian të qëndronte me ne, me familjen, të ishte gjallë”.

“Ishte shumë më e rëndësishme se futbolli, por në të njëjtën kohë mendoj se tregoi vlerat e mira të futbollit. Dashuria, solidariteti, shpirti familjar, u shfaqën. Nuk kishte të bënte vetëm me familjen e tij, por me familjen e futbollit, futbollit që bashkon njerëzit”.

A mundet Eriksen të luajë përsëri futboll?
Lexo po ashtu A mundet Eriksen të luajë përsëri futboll?

“U luta dje, kam qarë, por sa miliona njerëz anembanë botës e kanë bërë diçka të tillë. Besoj se shumë, pasi futbolli i bën njerëzit bashkë.  Dje, për arsye të gabuara futbolli i bashkoi njerëzit dhe në fund të gjithë mund të festojmë që Christian është gjallë”.

“Sigurisht nuk kam folur me Christian, por sot në mëngjes kontaktova Hojbjerg dhe ai ishte shumë optimist për Eriksen. Lajmet janë të mira, ndaj mendoj se është një moment për të festuar”, përfundoi Mourinho.

Kardiologu që e njeh prej kohësh Eriksenin thotë se lojtari nuk ka pasur kurrë probleme me zemër
Lexo po ashtu Kardiologu që e njeh prej kohësh Eriksenin thotë se lojtari nuk ka pasur kurrë probleme me zemër

Kujtojmë se Danimarka e vazhdoi takimin nga ora 20:30 ndaj Finlandës, duke pësuar humbje 1-0. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Jemi të lumtur dhe tani presim kundërshtarin e play-offit" - Muriqi flet pas fitores

Përfaqësuesja e Kosovës
Nëse ndeshja me Rumaninë nuk sjell tri pikë: Rivalët e mundshëm të Kosovës për play-off, mes tyre edhe Shqipëria

Nëse ndeshja me Rumaninë nuk sjell tri pikë: Rivalët e mundshëm të Kosovës për play-off, mes tyre edhe Shqipëria

Përfaqësuesja e Kosovës
Kosova merr fitore me shumë mund ndaj Lituanisë, tri pikë mbesin në

Kosova merr fitore me shumë mund ndaj Lituanisë, tri pikë mbesin në "Fadil Vokrri"

Përfaqësuesja e Kosovës

"Nuk mund të bërtasësh Serbi, Serbi në një stadium përballë një populli të masakruar" - gazetari rumun shumë kritikues ndaj tifozëve

Përfaqësuesja e Kosovës
Foda beson se Kosova është në rrugën e duhur, falënderon tifozët për përkrahjen e madhe në

Foda beson se Kosova është në rrugën e duhur, falënderon tifozët për përkrahjen e madhe në "Fadil Vokrri"

Përfaqësuesja e Kosovës
Notat e lojtarëve, Kosovë 1-0 Lituani: Aro Muric më i miri, Jashari i bën të gjitha

Notat e lojtarëve, Kosovë 1-0 Lituani: Aro Muric më i miri, Jashari i bën të gjitha

Përfaqësuesja e Kosovës
Kalo në kategori