LAJMI I FUNDIT:

Për një ditë janë gjobitur mbi 100 motoçiklistë në Maqedoni

Për një ditë janë gjobitur mbi 100 motoçiklistë në Maqedoni

Zëdhënësi i MPB-së, Toni Angellovski thotë se gjatë ditës së djeshme janë gjobitur 51 shoferë të dehur në gjithë territorin e vendit si dhe 112 motoçiklistë të cilët nuk kanë respektuar rregullat e komunikacionit.

“Aksionet e përforcuara vazhdojnë edhe sot edhe gjatë ditëve të ardhshme, ndërsa është evidentuar ulja e aksidenteve në periudhën kur këto kontrolle po zbatohen. Si rezultat i masave të ndërmarra, është zvogëluar numri i viktimave në aksidente nga ku gjatë vitit 2020 kishte numrin më të vogël me 125 viktima. Edhe gjatë vitit 2021 vazhdon trendi i uljes së numrit të viktimave nga aksidentet në komunikacion. Në periudhën nga 1 janari deri më 15 prill numri i aksidenteve është ulur për 12% në krahasim me të njëjtën periudhë vitin e kaluar, ndërsa numri i viktimave është ulur për 14%”, tha Angellovski.

Sipas tij, aksionet e përforcuara kontrolluese kanë për qëllim dënimin e kundërvajtjeve që shkaktojnë më së shpeshti aksidente.


“Ju bëjmë thirrje pjesëmarrësve në komunikacion që t’i respektojnë rregulat në mënyrë që të kemi komunikacion më të sigurt”, tha Angellovski./Telegrafi/