LAJMI I FUNDIT:

Zaev sot do të takohet me Macron në Paris të Francës

Zaev sot do të takohet me Macron në Paris të Francës

Kryeministri Zoran Zaev sot do të realizojë takim me presidentin e Francës, Emanuel Macron.

Nga shërbimi qeveritar për shtyp njoftuan se në përbërjen e delegacionit qeveritar janë edhe zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov dhe ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani.

“Në kuadër të vizitës ku shënohen 28 vjet nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve, do të realizohet edhe darkë pune me presidentin e Francës, Emaniel Macron”, thonë nga Qeveria./Telegrafi/