LAJMI I FUNDIT:

Icardi shihet si pasues i Ronaldos nëse largohet nga Juventusi

Icardi shihet si pasues i Ronaldos nëse largohet nga Juventusi

Juventusi po mendon për sulmuesin e Paris Saint-Germain, Mauro Icardi si pasues të Cristiano Ronaldos nëse portugezi largohet këtë verë.

Klubi italian nuk ka pasur aspak sezonit të mirë pasi ka rënë herët nga Liga e Kampionëve, ndërsa e ka siguruar kualifikimin vetëm në xhiron e fundit në Serie A.


Kjo ka bërë që drejtuesit e klubit të mendojnë për shumë ndryshime këtë verë dhe tashmë kanë larguar trajneri Andrea Pirlo dhe në vend të tij kanë rikthyer Massimiliano Allegrit.

Zbulohen objektivat e transferimit të Allegrit te Juventusi
Lexo po ashtu Zbulohen objektivat e transferimit të Allegrit te Juventusi

Me ardhjen e Allegrit, e ardhmja e Ronaldos pritet të jetë larg Juventusit, pasi dyshja nuk kanë pasur raporte edhe aq të mirë dhe portugezi nuk shihet si vendimtar në skemat e trajnerit italian.

Kështu, largimi i Ronaldos tashmë po konsiderohet nga Juventusi dhe drejtuesit e Bianconerëve po shikojnë alternativa zëvendësuese për të.

Opsionet se si mund të luajë Allegri me Juventusin e tij pa Ronaldon në formacion
Lexo po ashtu Opsionet se si mund të luajë Allegri me Juventusin e tij pa Ronaldon në formacion

Sipas mediumit Sky Sport Italia, Icardi është një mundësi për Juventusin nëse Ronaldo largohet.

Megjithatë, mediumi italian shton se për momentin PSG dhe Zonja e Vjetër nuk kanë hyrë ende në bisedime zyrtare. /Telegrafi/