LAJMI I FUNDIT:

Reagon MPJ e Maqedonisë: Shpallja “non-grata” e diplomatit veprim i pabazuar nga Rusia, do të ndikojë negativisht në marrëdhëniet në mes dy vendeve

Reagon MPJ e Maqedonisë: Shpallja “non-grata” e diplomatit veprim i pabazuar nga Rusia, do të ndikojë negativisht në marrëdhëniet në mes dy vendeve

Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë së Veriut ka konfirmuar se Federata Ruse ka shpallur “non-grata” një diplomat të RMV-së në Ambasadën e Moskës.

Nga MPJ shprehin keqardhje për këtë siç e quajnë, veprim të pabazuar nga pala ruse, njofton Telegrafi Maqedoni.

“MPJ informon se sot e punësuara në Ambasadën e RMV-së në Moskë, Olivera Çaushevska-Dimovska, është ftuar për takim në MPJ-në e Rusisë, me çka i është dhënë notë për shpalljen “non-grata” të një diplomati të RMV-së në Ambasadën në Moskë. MPJ shpreh keqardhje për këtë veprim të pabazuar nga pala ruse, që paraqet vendim politik të bazuar vetëm në parimin e hakmarrjes politike, i cili negativisht do të ndikojë në intensitetin e marrëdhënieve dypalëshe në mes dy vendeve”, thuhet në njoftimin e MPJ-së.


Ndryshe, para disa ditëve Maqedonia e Veriut e shpalli “non-grata” një diplomat të Rusisë, ndërsa sot si kundërpërgjigje Rusia gjithashtu shpalli “non-grata” një diplomat të Maqedonisë së Veriut./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Çanak: Sulmi në Banjskë, fundi i luftimeve midis Serbisë e Kosovës

Çanak: Sulmi në Banjskë, fundi i luftimeve midis Serbisë e Kosovës

Lajme
Kush i fiton zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, komentojnë analistët

Kush i fiton zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, komentojnë analistët

Politikë
Koci: Arrestimi i Rexhepit në Turqi është një keqkuptim i madh që do të sqarohet

Koci: Arrestimi i Rexhepit në Turqi është një keqkuptim i madh që do të sqarohet

Drejtësi
Tre të lënduar nga një rrahje në Emshir të Prishtinës, gjashtë të arrestuar

Tre të lënduar nga një rrahje në Emshir të Prishtinës, gjashtë të arrestuar

Kronika e Zezë
Ambasadori Hill: SHBA-ja nuk i miraton as nuk i koordinon veprimet e Prishtinës

Ambasadori Hill: SHBA-ja nuk i miraton as nuk i koordinon veprimet e Prishtinës

Lajme
Këshilltari i Kurtit i përgjigjet ambasadorit gjerman: Kosova ka zgjidhje kompromisi, Serbia po kushtëzon

Këshilltari i Kurtit i përgjigjet ambasadorit gjerman: Kosova ka zgjidhje kompromisi, Serbia po kushtëzon

Lajme
Kalo në kategori