LAJMI I FUNDIT:

Agjencia APA: BE-ja konfirmon ekzistimin e “non-paper” për ndryshim kufijsh në Ballkan

Agjencia APA: BE-ja konfirmon ekzistimin e “non-paper” për ndryshim kufijsh në Ballkan

Këshilli i Bashkimit Evropian i ka konfirmuar agjencisë austriake të lajmeve APA se ekziston një dokument në lidhje me pretendimin e “non paper” slloven për ndryshimin e kufijve në Ballkanin Perëndimor.

Sidoqoftë, nga Këshilli i BE-së kanë thënë se dokumenti nuk u bë publik, sepse do të rrezikonte marrëdhëniet ndërkombëtare.

“Nga Këshilli i BE-së thonë se Sekretariati i Përgjithshëm i Këshillit ‘identifikoi vetëm një dokument’ që plotëson kriteret e përmendura. Këshilli i BE-së e publikoi këtë mesazh në faqen e tij të enjten në mbrëmje”, shkruan 24ur slloven.


Megjithatë, pas shqyrtimit të çështjes, ata vendosën të mos lejonin qasjen në dokument, sepse çështja përbën qartësisht përjashtim nga direktiva, sipas së cilës institucionet mund të refuzojnë qasjen në dokumente, zbulimi i të cilave do të ‘rrezikonte interesin publik’, raportojnë mediat e rajonit, transmeton Telegrafi.

Ndërsa, “non paper’ i pretenduar slloven ngriti shumë pluhur në mes të prillit, si në Ballkan ashtu edhe në Slloveni. Ky dokument jozyrtar, i botuar nga portali “Necenzurisano”, propozon ndryshim të kufijve në Ballkanin Perëndimor.

Rrjedh 'dokumenti' i kompletimit të shpërbërjes së Jugosllavisë, përmendet edhe ndryshimi i kufijve të Kosovës
Lexo po ashtu Rrjedh 'dokumenti' i kompletimit të shpërbërjes së Jugosllavisë, përmendet edhe ndryshimi i kufijve të Kosovës

“Përfundimi i shpërbërjes së Jugosllavisë, ndër të tjera, përfshin ide rreth shpërbërjes së Bosnjës dhe Hercegovinës dhe bashkimit të Kosovës dhe Shqipërisë”, thuhet në atë dokument.

Në rajon, ide të tilla janë hedhur poshtë si të rrezikshme, sepse ato mund të çojnë në luftëra të reja.

Sipas raporteve të mediave, në përgatitjet për presidencën e Sllovenisë në Këshillin e BE-së, Kryeministri Slloven Janez Jansha gjithashtu ndihmoi në përhapjen e idesë nga ‘non paper’, të cilën ai e mohoi.
Kryeministri shqiptar Edi Rama konfirmoi se ai e kishte parë një dokument të tillë dhe e diskutoi atë me kryeministrin slloven Jansha./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Faton Peci ushtron kallëzim penal ndaj Paris Gurit, Lumir Abdixhikut dhe zyrtarëve të tjerë të LDK-së

Faton Peci ushtron kallëzim penal ndaj Paris Gurit, Lumir Abdixhikut dhe zyrtarëve të tjerë të LDK-së

Drejtësi
Njohësit e politikës: Gjuha mes Osmanit e Kurtit pritet të ashpërsohet

Njohësit e politikës: Gjuha mes Osmanit e Kurtit pritet të ashpërsohet

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Kalo në kategori