Propozimi për rishqyrtimin e buxhetit gjatë qershorit do të jetë në Kuvendin e Maqedonisë
“Gjatë qershorit, me siguri para Kuvendit do të gjendet propozimi i rishqyrtimit të Buxhetit, tha ministri i Financave Fatmir Besimi në një intervistë për TV24. Ai deklaroi se kryesisht ribalanci ka të bëjë me atë që kanë pasur si rrezik në kontekst tek ne, dinamika e pandemisë dhe vaksinimi
Besimi tha se tashmë e është dhënë euroobligacioni dhe në korrik do të kthehen 500 milion euro nga viti 2014 me shkallë të interesit për shkak të kushteve ekonomike në atë periudhë më të lartë nga ajo që tani mundëm ta arrijmë.
“Do të ketë një kursim pothuajse për një periudhë shtatë vjeçare prej 80 milion eurosh vetëm sipas asaj baze. Në lidhje me atë tani planifikohet, sot morëm nga BE-ja transhë të dytë prej 80 milion euro mbështetje buxhetore, në biseda jemi ajo që ishte paralajmëruar nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) për 157 milion euro të jenë mbështetje buxhetore plotësuese, ashtu që ato do të jenë mjete plotësuese”, sqaroi Besimi.
Sipas tij deri tani nuk është biseduar për tatim të transaksioneve financiare siç kishte informacione në opinion, ndërsa Buxheti është në kondicion të mirë.
“Nga ajo që e shohim tani, të ardhurat, realizimi i Buxhetit është në kondicion të mirë në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, ashtu që në këtë periudhë të gjitha projeksione janë në bazë të sistemit të ardhshëm tatimor”, theksoi Besimi.
Ai përsëriti se optimizmin për rritjen e paralajmëruar ekonomike prej pesë për qind e vendos në katër shtylla, gjegjësisht, siç tha, rimëkëmbja e ekonomisë dhe mbështetja gjatë krizës, qëndrueshmëria në kuptim të infrastrukturës dhe stabiliteti makroekonomik, përforcimi i gatishmërisë së sektorit privat të jetë konkurrent, si dhe përforcimi i kapitalit njerëzor.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNjë milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave
Dënimi me 25 vjet i Sekiraqës, babai i Triumf Rizës: Kurrfarë vendimi, nuk e kuptoj si më të vlefshëm kriminelët se polici që mbron ligjin e shtetin
25 vjet burgim për Enver Sekiraqën
Human Rights Network dënon sulmin e ministrit Murati ndaj mediave dhe shoqërisë civile
Vendosja e kamerave të sigurisë në veri, Elshani: Do të krijojmë një klimë të sigurisë më të madhe te qytetarët
Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe