LAJMI I FUNDIT:

Sedat Peker, ‘bosi’ i mafisë turke flet rreth qëndrimit në Kosovë dhe deportimit të tij

Sedat Peker, ‘bosi’ i mafisë turke flet rreth qëndrimit në Kosovë dhe deportimit të tij

Sedat Peker është njeriu i momentit në shtetin e Turqisë. Bosi i mafisë turke i shpallaur nga autoritet turke tash e disa ditë po publikon video që po marrin miliona shikime dhe përmes tyre po pretendon se ka korrupsion midis zyrtarëve të lartë të Turqisë.

Kjo ka bërë që të dëmtojë edhe imazhin e qeverisë së presidentit, Recep Tayyip Erdogan, e cila tashmë është duke u përballur me krizën ekonomike dhe pandeminë e COVID-19.


Peker një kohë ka qenë i strehuar edhe në Kosovë dhe për këtë periudhë ka folur në videon e shtatë të publikuar ditë më parë, transmeton Telegrafi.

“Nga Emiratet e Bashkuara Arabe kam shkuar në Kosovë pasi aty kam investime. Atje shumë njerëz më duan. Unë kam marrë edhe mirënjohje pasi në kohë lufte i kemi ndihmuar. Por e pash se atje kishte lëvizje dhe u largova menjëherë drejt Maqedonisë”, tha fillimisht Peker.

Ai më tutje pohon se autoritetet maqedonase e arrestuan dhe kërkuan që ta ekstradonin për në Turqi, por një gjë e tillë nuk ndodhi pasi u rikthye sërish në Kosovë.

“Por pasi i kërcënova atëherë më thanë ‘a do të pranoje që të kthehesh në Kosovë’, unë i thash po dhe më lanë në pikën kufitare Maqedoni-Kosovë, në ora 7 të mëngjesit. Asgjë nuk kisha me vete pos pasaportës pasi që nuk më lejuan të marrë ndonjë gjë me vete nga shtëpia në Shkup”, tha 49-vjeçari.

MPB: Turku i arrestuar në Maqedoninë e Veriut s’ka shtetësi kosovare
Lexo po ashtu MPB: Turku i arrestuar në Maqedoninë e Veriut s’ka shtetësi kosovare

Peker tregon se tre ditë qëndroi në Kosovë dhe se ka marrë deportim pesë vjeçar në muajt e parë të vitit të kaluar pas intervenimit të shtetit turk.

“Në Kosovë, …. më ndihmoi shumë dhe për të gjithmonë lutem. I thash të më dërgojë në Shqipëri pasi që edhe në Kosovë do të ketë lëvizje në raport me mua. Kjo edhe ndodhi pasi që policia kosovare shkoi në vendin e punës së tij, pas intervenimit të zyrtarëve të Punëve të Brendshme të Turqisë. Më pas mua më dhanë deportim pesë vjeçar pas tre ditë qëndrimi në Kosovë. E njëjta gjë po më ndodh ku po shkoj tani. Ditën që kalova nga Kosova në Shqipëri, unë do të largohesha nga aty përmes aeroportit, por më arrestuan. Por, një zyrtar i lartë policor intervenoi dhe më lejojë që të largohem me aeroplan drejt Marokut”, shtoi ai.

Kush është Sedat Peker, bosi i mafias që ishte edhe në Kosovë dhe cilat janë akuzat e tij që kanë “trazuar” qeverinë e Turqisë?
Lexo po ashtu Kush është Sedat Peker, bosi i mafias që ishte edhe në Kosovë dhe cilat janë akuzat e tij që kanë “trazuar” qeverinë e Turqisë?

Theksojmë se akuzat që Peker ka ngritur ndaj aleatëve të Erdoganit, duke përfshirë një ish-kryeministër, zyrtarë të lartë dhe të afërmit e tyre, ndryshojnë nga korrupsioni dhe trafiku i drogës te përdhunimet dhe atentatet.

Videot janë përqendruar shumë tek ministri aktual i brendshëm, Suleyman Soylu, për të cilin Peker pretendon se i kishte ofruar mbrojtje dhe më pas e informoi për akuzat e afërta, duke e lejuar të ikte jashtë vendit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë

Botë
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit

Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit

Azia
Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Evropa
Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë

Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë

Evropa
Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Evropa
Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerika
Kalo në kategori