Kryetari i Klubit të Prodhuesve të Kosovës Astrit Panxha ka thënë se këtë do të ketë rritje ekonomike, duke shtuar se krejt kjo varte nga sektori privat.
Ai tutje ai tha se nëse Kosova ofron një paketë investive dhe një siguri ligjore atëherë do të tërheqë investitorë serioz.
“Këtë vit nuk presim që të ketë rënie ekonomike sepse trendi është që do të ketë rritje ekonomike, vetëm nëse ndodh ndonjë mbyllje e re që jam shumë skeptik se mund të ndodhë po sa do të jetë rritja ekonomikë ajo nuk varet komplet nga sektori privat. Sektori privat ka një dinamizëm këtë vit sidomos sektori i prodhimit, eksportet janë duke shënuar rritje që është një rritje e shëndoshë ekonomike”, thotë Panxha.
Sipas tij, nëse Kosova ofron një paketë investive dhe një siguri ligjore për të investuar në vend, atëherë do të tërhiqen investitorë serioz.
“Fatmirësisht edhe importet janë duke shënuar rritje të madhe, por nuk mund ta ndalim tregtinë. Por gjithë kjo do të kompensohet sesa aktive është Qeveria në zbatimin e planit investiv për vitin 2021. Duhet të jemi më aktiv në tërheqjen e investimeve të huaja. Kosova ka potencial kemi problem me furnizim nga Kina dhe vendet e largëta aziatike kështu që shumë kompani evropiane janë duke e shikuar Ballkanin si mundësi potenciale për të investuar. Nëse Kosova ofron një paketë investive dhe një siguri ligjore për të investuar në Kosovë atëherë besoj që do të tërheqë investitorë serioz”, shton ai për Ekonomia Online.
Panxha shton se për t’u kthyer në normalitet në ekonomi, Kosovës i duhet dy vjet.
“Duhen së paku dy vjet për tu kthyer në vitin 2019. Shumica e parashikimeve që ka bërë fondi monetare ndërkombëtare dhe banka botërore d të thotë që pandemia na ka kthyer dy vjet mbrapa. Ne presim që të kthehemi në normalitet në fund të vitit 2022. Kjo mund të ndodhë më shpejt sikur të kemi një dinamizëm në Qeveri. Qeveria të jetë më dinamike në implementimin e politikave të veta se kjo i ndihmon sektorit privat. Ka kërkesë për produktet e Kosovës nga BE-ja dhe Amerika. Ne duhet të kemi një kornizë ligjore adekuate të kemi implementim të ligjeve dhe e vetmja kjo mënyrë mund të tërheq investimet e huaja sepse edhe kjo do ta rrit ekonominë më shpejt”, përfundon ai. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Një epokë e re e transformimit digjital: IPKO prezanton pakot PRIMA dhe aplikacionin IPKO TV
Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!
Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit