LAJMI I FUNDIT:

Vazhdon patrullimi i policisë në kuadër të zbatimit të masave anti-COVID

Vazhdon patrullimi i policisë në kuadër të zbatimit të masave anti-COVID

Përmes implementimit të planeve policore dhe zbatimit të masave antiCOVID-19, policia po kujdeset për sigurinë publike si dhe parandalimin e përhapjes së pandemisë.

Duke pasur synim dhe qëllim primar ngritjen e mëtejme të sigurisë së përgjithshme, parandalimin e krimit dhe zbatimin e masave antiCOVID-19, policia po vazhdon me patrullime gjatë 24 orëve, thuhet në një postim të Policisë së Kosovës në Facebook.

Sipas masave qeveritare për parandalimin e përhapjes së coronavirusit, nga ora 22.30 deri në 05:00 të mëngjesit është i ndaluar qarkullimi për qytetarët dhe veprimtaria e gastronomeve.


Ndërkaq, për të dytën ditë me radhë, në Kosovë nuk është regjistruar asnjë viktimë nga coronavirusi.

Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, në 24 orët e fundit janë regjistruar 31 raste të reja me sëmundjen COVID-19.

Shifrat e rasteve të reja dalin pas testimit të 3.012 mostrave. Nga kjo shifër, del se një për qind e të testuarve kanë dalë pozitivë me sëmundjen COVID-19.

Komuna me më së shumti raste është ajo e Prishtinës, përkatësisht, në kryeqytetin e Kosovës janë regjistruar nëntë raste të reja.

Gjatë 24 orëve janë shëruar edhe 95 pacientë, njoftoi IKSHPK-ja.

Që prej paraqitjes së rasteve të para me koronavirus, në mars të vitit 2020, Kosova ka regjistruar në total 107.244 raste me COVID-19. Numri i rasteve që kanë përfunduar me fatalitet është 2.239, ndërkaq, 101.374 pacientë janë shëruar.

Raste aktive janë 3.631./Telegrafi.

Në trend Lajme

Më shumë
Shkumbin Sekiraqa dënohet me 4 vjet e gjysmë burgim për lëndim të lehtë trupor, tjetri lirohet nga akuza

Shkumbin Sekiraqa dënohet me 4 vjet e gjysmë burgim për lëndim të lehtë trupor, tjetri lirohet nga akuza

Drejtësi

"KOSOVA BOJKOTON", qytetarët me iniciativë për bojkotim të marketeve me datën 10 shkurt për shkak të çmimeve të larta

Lajme
Osmani në Washington, Presidenca: Është ftuar në Lutjet e Mëngjesit, do të takohet me zyrtarë të administratës amerikane dhe kongresistë

Osmani në Washington, Presidenca: Është ftuar në Lutjet e Mëngjesit, do të takohet me zyrtarë të administratës amerikane dhe kongresistë

Lajme
Supremja rrëzon vendimin e PZAP-it ku kishte dënuar me shtatë mijë euro koalicionin Listën për Familje

Supremja rrëzon vendimin e PZAP-it ku kishte dënuar me shtatë mijë euro koalicionin Listën për Familje

Lajme
Presidentja Osmani sot në Departamentin Amerikan të Shtetit

Presidentja Osmani sot në Departamentin Amerikan të Shtetit

Lajme

"Politika për barazi, jo paga për riprodhim", aksion simbolik me tym të kuq para Kuvendit të Kosovës

Lajme
Kalo në kategori