LAJMI I FUNDIT:

Weghorst pritet të jetë zëvendësuesi i Dzekos te Roma

Weghorst pritet të jetë zëvendësuesi i Dzekos te Roma

Wout Weghorst mund të transferohet te Roma gjatë afatit kalimtar të verës nga Wolfsburgu.

Sulmuesi holandez ka pasur një edicion fantastik në Bundesliga, ku në 34 ndeshje zyrtare ka shënuar 20 gola dhe ka bërë nëntë asistime.


Këto statistika të tij kanë bërë që klubet e mëdha evropiane të kthejnë sytë nga holandezi i cili pëlqehet shumë nga Roma.

28-vjeçari ka filluar ta ndjek Jose Mourinhon dhe Romën në Instagram dhe kjo ka bërë që mediat të aludojnë për një transferim të tij në Olimpico gjatë verës.

Roma pritet të mbetet pa sulmuesin boshnjak Edin Dzeko, derisa Weghorst ka karakteristika të ngjashme me sulmuesin boshnjak.

Mourinho e pëlqen jashtëzakonisht shumë holandezin dhe ka kërkuar nga drejtuesit e Romës afrimin e tij në verë.

Por Roma nuk do ta ketë aspak të lehtë të nënshkruajë me ‘tulipanin’, pasi edhe dy skuadra tjera të mëdha interesohen për të.

Mediat gjermane kanë raprotuar se Borussia Dortmund dhe Chelsea gjithashtu kanë shprehur interesim për transferimin e tij në afatin kalimtar veror.

Wolfsburgu dëshiron ta mbajë yllin e saj në skuadër, por duket e vështirë duke parë interesimin e tre gjigantëve evropianë.

Largimi i lojtarit nga ‘Ujqërit’ mund të ndodhë nëse ndonjëra nga skuadrat e interesuara paguan shumën prej 30 milionë eurove. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Shok për favoritin e Ligës së Konferencës - shënohen 11 gola në dy ndeshjet gjysmëfinale

Shok për favoritin e Ligës së Konferencës - shënohen 11 gola në dy ndeshjet gjysmëfinale

Ligat tjera
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori