LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj kërkon të hiqet ora policore dhe të lejohen dasmat para ardhjes së mërgimtarëve

Haradinaj kërkon të hiqet ora policore dhe të lejohen dasmat para ardhjes së mërgimtarëve

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës të përgatitet për pritjen e bashkatdhetarëve nga qershori e tutje, duke i hequr kufizimet në gastronomi, për organizimin e eventeve duke përfshirë edhe hapjen e sallave të dasmave.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Haradinaj ka thënë se qëndrimi i bashkatdhetarëve tanë në Kosovë duhet të jetë sa më pak i bezdisshëm dhe kthimi i tyre nga Kosova të jetë me kujtimet më të mira.

“Në Bashkimin Evropian dhe SHBA, ku ndodhet shumica dërmuese e mërgatës sonë, vaksinimi po shkon drejt përmbylljes. Që nga muaji qershor, fillojnë edhe pushimet e fëmijëve nga shkollat, kështu që nga qershori e deri në shtator, mund të presim ardhjen e bashkëkombësve tanë në Atdhe. Kosova duhet të jetë e përgatitur për ardhjen e familjarëve tonë. Shumica dërmuese e tyre do të jenë të vaksinuar kundër Covid-19, andaj, qëndrimi i tyre në vendlindje, duhet të jetë sa më pak i bezdisshëm dhe nga Kosova, ata duhet të kthehen me kujtimet më të mira”, ka shkruar Haradinaj.


Postimi i plotë:

Të nderuar qytetarë,

Në Bashkimin Evropian dhe SHBA, ku ndodhet shumica dërmuese e mërgatës sonë, vaksinimi po shkon drejt përmbylljes. Që nga muaji qershor, fillojnë edhe pushimet e fëmijëve nga shkollat, kështu që nga qershori e deri në shtator, mund të presim ardhjen e bashkëkombësve tanë në atdhe.

Kosova duhet të jetë e përgatitur për ardhjen e familjarëve tonë. Shumica dërmuese e tyre do të jenë të vaksinuar kundër Covid-19, andaj, qëndrimi i tyre në vendlindje, duhet të jetë sa më pak i bezdisshëm dhe nga Kosova, ata duhet të kthehen me kujtimet më të mira.

Për këtë arsye, Aleanca i propozon Qeverisë së Kosovës, masat me sa vijon:

1.Heqjen e plotë të ndalimit të qarkullimit;

2.Heqjen e kufizimeve të orarit të punës së gastronomisë;

3.Heqjen e kufizimeve të aktiviteteve për organizimin e eventeve, përfshirë edhe hapjen e sallave të dasmave. Këto masa, duhet të përcjellën me rregulla të reja për kujdes të shtuar shëndetësor si dhe monitorim më rigoroz përmes organeve përkatëse qeveritare e komunale.

Një qasje e tillë do të ndryshonte për të mirë edhe treguesit ekonomikë, në mungesë të instrumenteve të tjerë financiarë. Mërgimtarët si gjithherë, ashtu edhe nëse iu ofrohen kushte të mira për ardhjen e tyre në Atdhe, do të jenë infuzion i mirëpritur dhe i domosdoshëm për ekonominë tonë që gjendet në krizë të thellë”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Shkumbin Sekiraqa dënohet me 4 vjet e gjysmë burgim për lëndim të lehtë trupor, tjetri lirohet nga akuza

Shkumbin Sekiraqa dënohet me 4 vjet e gjysmë burgim për lëndim të lehtë trupor, tjetri lirohet nga akuza

Drejtësi

"KOSOVA BOJKOTON", qytetarët me iniciativë për bojkotim të marketeve me datën 10 shkurt për shkak të çmimeve të larta

Lajme
Osmani në Washington, Presidenca: Është ftuar në Lutjet e Mëngjesit, do të takohet me zyrtarë të administratës amerikane dhe kongresistë

Osmani në Washington, Presidenca: Është ftuar në Lutjet e Mëngjesit, do të takohet me zyrtarë të administratës amerikane dhe kongresistë

Lajme
Supremja rrëzon vendimin e PZAP-it ku kishte dënuar me shtatë mijë euro koalicionin Listën për Familje

Supremja rrëzon vendimin e PZAP-it ku kishte dënuar me shtatë mijë euro koalicionin Listën për Familje

Lajme
Presidentja Osmani sot në Departamentin Amerikan të Shtetit

Presidentja Osmani sot në Departamentin Amerikan të Shtetit

Lajme

"Politika për barazi, jo paga për riprodhim", aksion simbolik me tym të kuq para Kuvendit të Kosovës

Lajme
Kalo në kategori