LAJMI I FUNDIT:

Tri skuadra – dy vende: Situata dhe lufta për top-katërshe, kush do të kualifikohet në Ligën e Kampionëve nga Serie A

Tri skuadra – dy vende: Situata dhe lufta për top-katërshe, kush do të kualifikohet në Ligën e Kampionëve nga Serie A

Juventusi, Napoli dhe Milani, janë skuadrat nga Serie A që konkurrojnë për kualifikim në Ligën e Kampionëve. Janë tri ekipe, ndërsa kanë mbetur vetëm dy vende në dispozicion.

Interi si kampion i Italisë për sezonin 2020/2021 e ka siguruar automatikisht kualifikimin nga pozita e parë, derisa skuadra e dytë e kualifikuar është Atalanta.

Xhiroja e fundit zhvillohet më 23 maj (e diel) me fillim nga ora 15:00, kur edhe do të përcaktohen dy skuadrat që do t’u bashkëngjiten ekipeve zikaltre në garën prestigjioze evropiane.


Pas barazimit pa gola ndaj Cagliarit, Milani ka mbetur në kuotën e 76 pikëve dhe duhet ta fitojë sfidën në udhëtim te Atalanta që të jetë sigurt pjesë e Ligës së Kampionëve. Edhe Napoli i ka 76 pikë, ashtu që duhet ta mposhtë Hellas Veronan në shtëpi për ta pasur të sigurt kualifikimin.

Juventusi numëron 75 pikë dhe është në pozitën e pestë në renditje. Kjo do të thotë se duhet të triumfojë kundër Bolognas në Stadio Dall’Ara dhe të presë gabimin e rivalëve.

Standings provided by SofaScore LiveScore

Me fitoren e Zonjës së Vjetër dhe barazimin ose humbjen e ndonjërës nga dy skuadrat tjera, Bianconerët do të jenë pjesë e garës së madhe evropiane. Nëse Napoli dhe Milani regjistrojnë fitore, atëherë triumfi i Juves është i parëndësishëm.

Nëse humbin Napoli dhe Milani, kurse Juve barazon, atëherë të tria skuadrat mbesin me nga 76 pikë, kështu që do të formohej një mini-ligë. Në këtë rast, Rossonerët do të kualifikoheshin falë rezultateve më të mira ndaj dy ekipeve rivale, derisa ekipi me goldiferencë më të mirë ndërmjet Partenopei dhe Bianconerëve do të zë një vend në top-katërshe (që në rastin aktual është Napoli).

(Foto: Twitter/calciomercato.it)

Çfarë ndodh nëse dy skuadra përfundojnë me pikë të barabarta? (P.sh. Barazon Juve – humb Napoli; barazon Juve – humb Milani; ose fiton Juve – humbin Napoli dhe Milani). Në këtë rast, faktori i parë që merret në konsideratë janë ndeshjet e ndërsjella, me ç’rast Rossonerët janë gjithmonë në pozitë më të mirë.

Juventusi dhe Napoli kanë rekord të njëjtë, me nga një fitore, nga dy gola të shënuar dhe dy gola të pranuar, kështu që faktori i radhës është goldiferenca e përgjithshme.

Në këtë situatë, Partenopei janë në pozitë shumë më të mirë (45 me 36). Në rast se goldiferenca është e barabartë, atëherë merret parasysh numri i golave të shënuar.

Ndryshe, Juventusi të mërkurën (19 maj) zhvillon edhe finalen e Kupës së Italisë kundër Atalantas (skuadrës kundërshtare të Milanit në xhiron e fundit në Serie A). /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Lajm fantastik për Real Madridin - lojtari ka vendosur të vazhdojë kontratën

Lajm fantastik për Real Madridin - lojtari ka vendosur të vazhdojë kontratën

La Liga
Dy top klubet ruse të gatshme të ofrojnë 10 milionë euro për Mirlind Dakun

Dy top klubet ruse të gatshme të ofrojnë 10 milionë euro për Mirlind Dakun

Ndërkombëtare
Emimiliano Martinez goditi kamerën me inat pas humbjes

Emimiliano Martinez goditi kamerën me inat pas humbjes

Përfaqësueset
Momenti i arrestimit të futbollistit gjatë ndeshjes, policia ia vendosi prangat në fushë

Momenti i arrestimit të futbollistit gjatë ndeshjes, policia ia vendosi prangat në fushë

Ligat tjera
Arrestohet ish-ylli i Manchester United, Anderson

Arrestohet ish-ylli i Manchester United, Anderson

Ndërkombëtare
Jose Mourinho zgjedh tre futbollistët më të mirë në histori – injoron Ronaldon

Jose Mourinho zgjedh tre futbollistët më të mirë në histori – injoron Ronaldon

Ndërkombëtare
Kalo në kategori