Prodhuesit e vaksinave, Moderna dhe Pfizer me partnerin e tij gjerman BioNTech, kanë qenë të zëshëm në qëndrimin e tyre se botës së shpejti do t’i duhen doza përforcuese kundër COVID-19, për të mbajtur nivelet e larta të imunitetit.
Megjithatë, është e paqartë se kush duhet të vendosë për këtë – dhe bazuar në çfarë të dhënash.
Zyrtarët e shëndetit publik kanë një mekanizëm të koordinuar mirë, të vënë më 1952, për të përcaktuar se cilat vaksina të gripit sezonal duhet të përditësohen, për luftimin e varianteve të gripit që pësojnë shpejt mutacione.
Modeli i vaksinave kundër gripit
Sistemi Global për Mbikëqyrje dhe Reagim ndaj Gripit i Organizatës Botërore të Shëndetësisë mbledh të dhëna të ofruara nga autoritetet kombëtare të shëndetësisë rreth qarkullimit të varianteve të gripit, dy herë në vit, i shfrytëzon këto informacione për të zgjedhur variantet të cilat prodhuesit duhet t’i përfshijnë në vaksinat sezonale për Hemisferat Veriore dhe Jugore.
Disa ekspertë kanë sugjeruar se një model i ngjashëm mund të përdoret për të mbledhur të dhëna për variantet e COVID-19, dhe për t’i këshilluar kompanitë farmaceutike se çfarë të përfshijnë në vaksinat e reja.
Megjithatë, një qasje tjetër mund të jetë imitimi i asaj që ndodh me përditësimin e shumë vaksinave të tjera kundër sëmundjeve ngjitëse – ku vendimet bazohen kryesisht në atë se çfarë besojnë prodhuesit e ilaçeve se nevojitet. Autoritetet kombëtare të shëndetësisë më pas janë të lira të analizojnë të dhënat e provave klinike dhe të vendosin nëse një version i caktuar i vaksinës duhet të përdoret në vendin e tyre.
Aktualisht, prodhuesit e vaksinave kundër COVID-19 po e zbatojnë këtë qasje, duke vendosur për krijimin dhe testimin e dozave përforcuese kundër varianteve të caktuara, dhe duke ua lënë qeverive të vlerësojnë nëse duan t’i blejnë.
Çfarë të dhënash do të nevojiten?
Disa ekspertë vaksinash thonë se nevojiten të dhëna të qarta që tregojnë se vaksinat aktuale kundër COVID-19 po dështojnë t’i parandalojnë infektimet dhe sëmundjen e rëndë, para se vendet të nisin fushata për përsëritje të vaksinimit të mbarë popullit.
Ata argumentojnë se vendimi për doza përforcuese duhet të bazohet në të dhëna që tregojnë se si vaksinat performojnë te njerëzit në prova klinike dhe në praktikë, si dhe në studime laboratorike që shfaqin rënie të niveleve të antitrupave në mostrat e gjakut të njerëzve të vaksinuar.
Deri më tani, prodhuesit e vaksinave kundër COVID-19 kanë treguar se dozat e tyre ofrojnë mbrojtje të fuqishme për të paktën gjashtë muaj. Por, imuniteti mund të dallojë. Njerëzit e moshuar, për shembull, apo ata me sisteme të komprometuara të imunitetit, mund të kenë nevojë për doza përforcuese më herët sesa të rinjtë me sisteme me të forta të imunitetit.
Një tjetër grup i rëndësishëm i të dhënave, i njohur si “korrelatet e mbrojtjes” – dëshmi nga provat klinike që tregojnë nivelin minimal të antitrupave të nevojshme në mënyrë që vaksina të ketë efekt mbrojtës – mund t’i ndihmojë hartuesit e politikave të vendosin nëse nevojiten dozat përforcuese, por këto të dhëna ende nuk janë në dispozicion.
Adaptimi për një botë me COVID-19
Organizata Botërore e Shëndetësisë është duke ngritur një panel këshillues ekspertësh në nivel global, i cili do t’i vlerësonte të dhënat e vazhdueshme për efikasitetin e vaksinave kundër COVID-19, dhe për variantet e mundshme, dhe më pas të ofronte udhëzime për qeveritë.
Ndonëse disa ekspertë kanë theksuar ngjashmëri të mundshme me mekanizmin global për përditësimin e vaksinave kundër grupit, ata gjithashtu nënvizojnë se ai duhet të adaptohet për një botë me COVID-19. Ka më shumë gjasa, sipas tyre, që shtetet apo rajonet do t’i zbatojnë udhëzimet globale për t’i përmbushur nevojat lokale.
Për shembull, Qendrat e Shteteve të Bashkuara për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve po e krijojnë sistemin e vet të vlerësimit të rrezikut, për të përcaktuar se çfarë të dhënash nevojiten për të rekomanduar një vaksinë të modifikuar.
Ky organizëm dhe agjencitë e tjera amerikane të shëndetësisë tashmë i kanë nisur studimet e veta për të vlerësuar efektshmërinë e vaksinave, përfshirë në popullata të moshuara dhe në fëmijë, dhe për të mbikëqyrur ndikimin e varianteve të reja.
Në Britani, Shëndetësia Publike e Anglisë dhe Instituti Kombëtar për Standarde dhe Kontroll Biologjik po bashkëpunojnë me agjencitë globale në një “Projekt zhdërvjelltësie” për të gjurmuar dhe për të testuar ndikimin e mutacioneve të virusit dhe të varianteve të reja ndaj procesit të krijimit të vaksinave kundër COVID-19. /REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet ‘armiqësore’ ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Shoferi ‘harroi frenin e dorës’, rreth 30 të lënduar pasi një furgon akulloresh ‘fshiu përpara’ një turmë fëmijësh në një festival në Kirgistan
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri
Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim "për shkak të veshjes"
Turqia ndalon të gjithë tregtinë me Izraelin për shkak të luftës në Gaza - vjen reagimi i Tel Avivit
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe