LAJMI I FUNDIT:

“Ushtarët turq në Gaza”: Pas zhvillimeve të fundit, në Turqi u protestua kundër Izraelit

“Ushtarët turq në Gaza”: Pas zhvillimeve të fundit, në Turqi u protestua kundër Izraelit

Mijëra njerëz u mblodhën jashtë ambasadës izraelite në Ankara dhe konsullatës së saj në Stamboll për të protestuar ndaj veprimeve izraelite kundër palestinezëve të hënën ndërsa presidenti Tayyip Erdogan foli me udhëheqësit e Lindjes së Mesme në lidhje me rritjen e dhunës.

Dhe sipas Reuters, përcjell Telegrafi, pavarësisht nga një bllokim i plotë që synonte të frenonte rastet e coronavirusit, protestuesit në Stamboll, përfshirë sirianë dhe palestinezë, mbanin flamuj palestinezë ndërsa brohorisnin, “(ushtarët turq) në Gaza” dhe “Poshtë Izraeli, poshtë Amerika”.


Siç edhe është bërë e ditur deri më tani, Erdogan foli në telefon me Mbretin Abdullah të Jordanisë, Emirin Kuvajtian Sheik Nawaf al-Ahmad al-Sabah, si dhe presidentin palestinez Mahmoud Abbas dhe udhëheqësin e Hamasit, Ismail Haniyeh.

Ndërkohë ministri i Jashtëm turk Çavusoglu diskutoi çështjen me homologët e tij në Iran, Algjeri, Pakistan dhe Rusi.

Sipas një deklarate nga zyra e tij, Erdogan i tha Mbretit Abdullah se sulmet “çnjerëzore” kundër palestinezëve kishin për qëllim të gjithë myslimanët, duke shtuar se Turqia dhe Jordania kishin nevojë të punonin së bashku për t’i ndaluar ata.

Përleshjet e dhunshme mbi Jerusalemin u përshkallëzuan në mënyrë dramatike të hënën.

Zyrtarët shëndetësorë të Gazës kanë thënë se të paktën 20 njerëz, përfshirë nëntë fëmijë, u vranë nga sulmet ajrore izraelite të nisura pasi grupet militante palestineze hodhën raketa afër Jerusalemit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Botë
A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

Evropa
Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Botë
Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Botë
Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Evropa

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Kalo në kategori