LAJMI I FUNDIT:

Hajnat ia vjedhin paratë postierit në Mitrovicë

Hajnat ia vjedhin paratë postierit në Mitrovicë
Foto: Ilustrim

Një punëtor i një poste ka raportuar se derisa e kishte dërguar një porosi te një klient, tre persona të panjohur të maskuar me maska anti COVID-19 nën kërcënimin e armës i kanë grabitur para dhe kanë ikur në drejtim të panjohur.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 15:05 në rrugën “Elbasan”, në Mitrovicë.


“Viktima mashkull kosovar punëtor i një poste, ka raportuar se derisa e kishte dërguar një porosi te një klient me veturën me targa vendore,  tre persona të panjohur të maskuar me maska anti COVID nën kërcënimin e armës i kanë grabitur para dhe kane ikur ne drejtim të panjohur”, thuhet në raport.

Siç thuhet në raport, rasti është nën hetime. /Telegrafi/