LAJMI I FUNDIT:

Mbi 26 mijë qytetarë marrin vaksinat antiCOVID në Kosovë, MSH thotë se brenda disa ditësh vijnë vaksinat tjera

Mbi 26 mijë qytetarë marrin vaksinat antiCOVID në Kosovë, MSH thotë se brenda disa ditësh vijnë vaksinat tjera

Më 29 mars Kosova ka nisur vaksinimin e qytetarëve me vaksinat antiCOVID, ku fillimisht janë vaksinuar profesionistët shëndetësor, grup-mosha mbi 85 vjeç dhe personat që kanë sëmundje kronike.

24 mijë doza të vaksinës AstraZeneca, Kosova kishte pranuar më 28 mars por që më pas vendi ynë mbeti pa vaksina antiCOVID për disa javë.

Javën që lamë pas në Kosovë arritën edhe 4680 dozat e para të vaksinës anti-COVID të llojit Pfizer. Këto vaksina janë pjesë e kontingjentit të 95 mijë vaksinave Pfizer që Bashkimi Evropian do t’i sjellë në Kosovë.


E, deri tani numri i qytetarëve që kanë marrë vaksinat antiCOVID ka arritur mbi 26 mijë. Kështu kanë bërë të ditur për Telegrafin nga Ministria e Shëndetësisë.

“Janë vaksinuar rreth mbi 26 000 qytetarë. Ministria e Shëndetësisë pret që vaksinat e radhës të arrijnë, brenda disa ditësh, gjithsesi në këtë muaj”, thuhet në përgjigjen e MSH-së për Telegrafin.

Ndryshe, edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti një ditë më parë konfirmoi se kontingjenti i radhës i vaksinave kundër COVID-19 do të vijë brenda disa ditësh.

Ai theksoi se numri i këtyre vaksinave që do të vijnë do të jetë më i madh se i dy kontingjenteve të para bashkë.

“Është çështje ditësh kur do të vijë kontingjenti i vaksinave, ku numri i të cilave do të jetë më i madh se i këtyre dy kontingjenteve bashkë. Ndërkaq nga fundit i maji ose fillimi i qershorit do të marrim shumëfishin e këtyre”, ka pohuar Kurti.

Ndërkohë, vaksinat Pfizer kanë filluar t’i marrin profesionistët shëndetësor të cilët nuk kishin mundur t’i marrin ato të AstraZeneca, e për këtë kanë reaguar edhe Shoqata e të Drejtave të Pacientëve në Kosovë – PRAK.

PRAK përmes një komunikate për media thotë se me shqetësim po e sheh procesin e vaksinimit të qytetarëve, duke shtuar se profesionistët shëndetësor nuk duhet të privilegjohen.

“Me ardhjen e donacionit prej rreth 5000 vaksinave të PFIZER, Ministria e Shëndetësisë si radhë me prioritet për vaksinim me këtë vaksinë, prapë i pa ata që refuzuan të vaksionohen me Astra–Zeneca. Si është e mundur që Ministria e Shëndetësisë të lejoj një diskriminim të këtillë?! Përderisa Kosova ka mungesë masive të vaksinave dhe në anën tjetër ka shumë grupe të rrezikuara të shoqërisë (të cilët po vdesin në mënyrë të vazhdueshme), të privilegjohet stafi shëndetësor në këtë mënyrë, është e pa drejtë, jo etike dhe jo humane”, thuhej në reagimin e PRAK.

Pas reagimit të PRAK, Ministria e Shëndetësisë mohoi se profesionistët shëndetësor janë duke u privilegjuar.

“Në vijim të kësaj faze të vaksinimit, gjithnjë duke u bazuar në Planin e vaksinimit, punëtorët shëndetësor të cilët për shkaqe objektive nuk janë vaksinuar në fillim, Inspektorati Shëndetësor dhe të gjitha kategoritë shëndetësore që përbëjnë vijën e parë të frontit në luftën kundër COVID-19 dhe strukturat monitoruese, janë prioritet dhe do të vaksinohen, gjithashtu”, kishte thënë MSH në reagim.

Ndryshe, Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për ndalimin e hyrjes në Kosovë për personat që vijnë nga India, Brazili dhe Afrika e Jugut për shkak të variantit të ri të virusit në ato shtete. Ndërkaq, në vend vazhdojnë të mbesin në fuqi masat e njëjta, ku pas orës 22:30 në të gjitha komunat vlen ora policore.

Kosova ka regjistruar 106.192 raste me COVID-19, kurse numri i viktimave ka arritur në 2.202.

Aktualisht raste aktive janë 6.933 /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Lajme
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Kronika e Zezë
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Lajme
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Drejtësi
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Siguri
Kalo në kategori