LAJMI I FUNDIT:

Katër produktet që e dobësojnë imunitetin tuaj

Katër produktet që e dobësojnë imunitetin tuaj
(Foto: Blooming Your Lifestyle)

Sistemi imunitar përbëhet nga antitrupat, qelizat e shumë gjëra të tjera që bashkëpunojnë ngushtë për të na mbajtur shëndetplotë.

Ky sistem bën një punë të shkëlqyer duke na mbrojtur nga bakteret e mikrobet që jetojnë me dhe krah nesh e që shkaktojnë sëmundje.

Si mund ta fuqizoni imunitetin

(Foto: Times Now)

Imuniteti nuk ka nevojë për shumë shtysa. Ai është krijuar të bëjë të njëjtën punë çdo sekondë, ndonjëherë me sukses e herë jo.


Çdo përpjekje për të shtyrë në ekstrem imunitetin është e rrezikshme, sepse nxit alergjitë dhe sëmundjet auto-imunitare siç është artriti reumatoid.

Ndihma më e madhe që mund t’i jepni imunitetit tuaj është që të jetoni shëndetshëm, transmeton AgroWeb.

Si po e dobësoni imunitetin

(Foto: Diabetes)

Ekspertët paralajmërojnë se gjatë qëndrimit në shtëpi për shkak të pandemisë së COVID-19, njerëzit po e dobësojnë imunitetin e tyre duke ngrënë më shumë kripë, sheqer e duke e tepruar me kafenë dhe alkool.

Këto janë katër produktet më të dëmshme që gjenden në kuzhinën tuaj. Sheqeri për shembull ka tendencën ta vështirësojë punën e imunitetit kundër mikroorganizmave të huaj.

Për më tepër, sheqeri nxit inflamacionin në trup dhe godet imunitetin. Kripa rrit tensionin e gjakut duke e dobësuar sistemin imunitar.

Kafeina ndikon te gjumi. Mungesa e saj shfaq inflamacion dhe ky i fundit godet imunitetin. Konsumi i tepruar i alkoolit rrit predispozitat e të vuajturit nga pneumonia dhe problemeve të tjera me rrugët e frymëmarrjes, një rrezik kaq i panevojshëm në kohën e COVID-19.

Ekspertët thonë se në kushtet e karantinës njerëzit duhet të sigurohen të konsumojnë më shumë fruta të freskëta e perime dhe ushqime me fibër, e cila i vjen në ndihmë jo vetëm imunitetit, por edhe gjumit dhe humorit të mirë.

Fibra është e domosdoshme jo vetëm për të mbajtur nivelin e sheqerit nën kontroll por edhe kolesterolin.

Ushqimet e pasura me fibër të mbajnë ngopur për shumë gjatë dhe janë të rëndësishme për rënien nga pesha. Ndër to mund të përmendim: elbin, tërshërën, thekrën, legumet, karotën, panxharin, portokallin dhe bananen.

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Shëndetësi Lajme
Kalo në kategori