Është një moment që nuk do ta harroj kurrë, tha presidenti i SHBA-së, Joe Biden të dielën në lidhje me vdekjen e Osama bin Laden, i cili u vra dhjetë vjet më parë në një sulm nga forcat speciale amerikane.
Joe Biden, atëherë zëvendës president i SHBA-së gjatë mandatit të Barack Obama, ishte në “Situata room”, një dhomë super e sigurt krize në bodrumin e Shtëpisë së Bardhë, më 1 maj 2011 dhe monitoroi drejtpërdrejt operacionin në Abbottabad, në Pakistanin verior, gjatë së cilës u vra shefi i Al-Kaida.
Forcat amerikane vranë Osama bin Laden në qytetin pakistanez herët në mëngjes më 2 maj 2011 në një operacion të fshehtë Geronimo.
Duke kujtuar si moment të veçantë në karrierën e gjatë politike, Joe Biden në një deklaratë vlerësoi, se “anëtarët e shërbimit të inteligjencës që e ndoqën atë, vendosmërinë e presidentit Barak Obama për të marrë një vendim dhe talentin dhe guximin e ekipit në terren”.
Al-Kaida ka ndryshuar në mënyrë dramatike për dhjetë vjet që nga vrasja e themeluesit të saj, Osama bin Laden, përballë rrjetit terrorist që sulmoi Shtetet e Bashkuara më 11 shtator, 2001 dhe ka një strukturë krejtësisht të ndryshme udhëheqëse.
Pasi forcat speciale amerikane vranë bin Laden në Pakistan, ai u pasua në krye të Al-Kaidës nga xhihadisti egjiptian Ayman al-Zawahiri, një ideolog i karizmës shumë më të dobët.
Kur bëhet fjalë për tërheqjen e trupave amerikane nga Afganistani, Biden theksoi se Shtetet e Bashkuara do të qëndrojnë “vigjilente” ndaj kërcënimit të “grupeve terroriste”.
“Ne do të vazhdojmë të monitorojmë dhe veprojmë për çdo kërcënim ndaj interesave të SHBA nga Afganistani”, paralajmëroi ai.
Forcat amerikane filluan tërheqjen nga Afganistani më 1 maj, së bashku me aleatët, dhe Biden njoftoi se ai priste që operacioni të përfundonte deri më 11 shtator, në 20-vjetorin e sulmeve terroriste në SHBA. /kp/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDroni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni
Shtatë të vdekur nga sulmi me dronë ukrainas në Belgorod të Rusisë
Biden do ta telefonojë Netanyahun - a do të ndryshojë mendim kryeministri izraelit për një ofensivë në Rafah?
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Jordania paralajmëron për "masakër" nëse nuk parandalohet sulmi izraelit në Rafah
Dy vëllezër australianë dhe një turist amerikan që ishin zhdukur, janë vrarë nga hajnat që trupat e tyre i kishin hedhur në një bunar në Meksikë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'