Ka ndërruar jetë doktori i shkencave, specialisti dhe profesori, Rifat Lila.
Lajmin për vdekjen e Dr Lila e ka bërë të ditur Oda e Mjekëve të Kosovës, e cila i ka shprehur ngushëllimet familjarëve, miqve dhe kolegëve të tij.
Dr Lila ka qenë doktor i shkencave, specialist dhe profesor. Studioi në Fakultetin e Mjekësisë në Novi Sad. Pas tre viteve pune në Novi Sad kthehet në Gjakovë, në kombinatin e pambukut “Emin Duraku”.
Në vitin 1978 filloi studimet pasdiplomike dhe specializimin nga Mjekësia e Punës. Krahas kësaj, angazhohet në themelimin e Dispanzerit të Mjekësisë së punës në kombinat. Në vitin 1979 vijon kursin e Rehabilitimit mjekësor në Krapinske Toplice. Më 1984 i jepet tituli “Primarius”. Më 1985 merr pjesë në kursin nga Kardiologjia në Zagrab. Me rastin e 37 vjetorit të çlirimit të Gjakovës, Kuvendi komunal i jep mirënjohje Publike “Qytetar i merituar”.
Në nëntor të vitit 1980 zgjidhet anëtar i Asociacionit Institucional të Mjekësisë Agrikulturale dhe shëndetit Rural të botës. Më 1984 fitoi Shpërblimin e Nëntorit. Gjatë vitit 1985-86 ka organizuar dy simpoziume me pjesëmarrje ndërkombëtare.
Në 1988 mbron disertacionin e doktoraturës dhe merr titullin doktor i shkencave të mjekësisë. Më 2004 zgjidhet ligjerues në fakultetin e Filozofik- departamenti i Psikologjisë në lëndën Mjekësia e punës. Dr. Lila është meritor për themelimin e Institutit të punës në Gjakovë. Pas luftës shpallet qytetar nderi i Gjakovës. Pensionohet si profesor i mjekësisë së punës doktor i shkencave.
Në vitin 2019, Oda e Mjekëve të Kosovës i jep Dekoratën Nderi i Mjekut “Ali Sokoli” për kontributin e veçantë në themelimin dhe zhvillimin e shërbimeve dhe institucioneve shëndetësore në Kosovë Dr. Rifat Lila është autor i 89 punimeve shkencore në vend, Tokio, Kajro dhe Peçuj. është autor i një monografie, 3 librave. Gjithashtu është bartës i shumë certifikatave nga Kardiologjia, Pulmologjia dhe Mjekësia preventive.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëLargimi i bllokadave nga pikat kufitare në veri, dështim i përpjekjeve destabilizuese të Serbisë
Merr fund historia e biznesit me shezlongët? Ndreu jep lajmin e mirë
Dy shtetas serbë arrestohen në Leposaviq, hynë ilegalisht në territorin e Kosovës
Pse ndërkombëtarët nuk reaguan pas bllokimit të kufijve nga Serbia, flasin analistët
Kosova rrezikon të mbetet jashtë Procesit të Berlinit, shkak masa e sigurisë me Serbinë
U përfshin në një rrahje, pesë të arrestuar në Prishtinë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Leo Messi befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë
Merr fund historia e biznesit me shezlongët? Ndreu jep lajmin e mirë
Pas transferimeve të raketave balistike nga Irani në Rusi, SHBA-ja vjen me një paralajmërim
Kosova rrezikon të mbetet jashtë Procesit të Berlinit, shkak masa e sigurisë me Serbinë
Notat e lojtarëve, Ukrainë 1-2 Shqipëri: Ismajli dhe Manaj me paraqitje fantastike
Shqipëria me përmbysje spektakolare ndaj Ukrainës merr tri pikët e para në Ligën e Kombeve