LAJMI I FUNDIT:

Peja mposht bindshëm Ponte Prizrenin, me një dorë prek finalen e madhe

Peja mposht bindshëm Ponte Prizrenin, me një dorë prek finalen e madhe

Peja ka shënuar fitore ndaj Ponte Prizrenit me rezultat 108:85 (30:22, 22:18, 30:16, 26:29) në ndeshjen e tretë gjysmëfinale të “Play-offit” në FIVE STAR Superligën e Kosovës në basketboll.

Ndeshja ka qenë mjaft e bukur, derisa pejanët tani kryesojnë 2:1, kurse skuadra që shënon tri fitore do të kualifikohet në finalen e madhe.


Vendasit e nisën më mirë ndeshjen, duke pasur 12 pikë epërsi në çerekun e parë 26:14, derisa kjo pjesë përfundon 30:22. Verdhezinjtë epërsinë më të lartë në pjesën e parë e arritën 41:22, por më pas këndellen prizrenasit, kurse pjesa e parë përfundon 52:40.

Pejanët nuk u ndalën as në periodën e tretë, për të vazhduar dominimin, ndërsa në këtë pjesë arritën epërsi deri në 26 pikë, 80:54, kurse rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 82:56. Epërsinë e krijuar e ruajti Peja dhe triumfoi në fund 108:85.

May be an image of text that says 'PEJA ZEMRA GAME 3 PLAY-OFF 2021 KB PEJA 108 FINAL RESULT 85 PONTE PZ. KB 30.04.2021 SEMI-FINALS 4.2021'

Te Peja u dalluan Brandon Walters me 29 e 17 kërcime, Dardan Berisha me 22 pikë e 8 asistime dhe Lis Shoshi me 17 pikë e 8 kërcime, kurse te Ponte Prizreni u dallua Kwame Vaughn.

Ndeshja e katërt gjysmëfinale do të zhvillohet të enjten në Pejë.

Në trend Sport

Më shumë
Gjyqtari italian, Orsato nuk mundi t’i ndalë lotët pas ndeshjes PSG-Dortmund

Gjyqtari italian, Orsato nuk mundi t’i ndalë lotët pas ndeshjes PSG-Dortmund

Liga e Kampionëve
“Edhe sot jam duke u gjykuar për shkak të tij”, Ferguson zbuloi transferimin e tij më të keq te Man Utd

“Edhe sot jam duke u gjykuar për shkak të tij”, Ferguson zbuloi transferimin e tij më të keq te Man Utd

Premier League
Pyetja për Luis Enriquen që e çmendi Al-Khelaifin

Pyetja për Luis Enriquen që e çmendi Al-Khelaifin

Liga e Kampionëve
Milani i bindur për marrëveshjen me 9-shin e ri, Ibrahimovic jep dritën e gjelbër

Milani i bindur për marrëveshjen me 9-shin e ri, Ibrahimovic jep dritën e gjelbër

Serie A
Florentino Perez e ka telefonuar Mbappen pas eliminimit të PSG-së

Florentino Perez e ka telefonuar Mbappen pas eliminimit të PSG-së

Ndërkombëtare
Trajneri i Dortmundit kishte një punë në Ligën Premier që askush nuk e mban mend

Trajneri i Dortmundit kishte një punë në Ligën Premier që askush nuk e mban mend

Premier League
Kalo në kategori