Rinisja e dialogut në mes Kosovës dhe Serbisë do të ndodh para fundit të qershorit, kështu bërë të ditur dje në Bruksel përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borrell dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Kurti konfirmoi se Kosova do të marrë pjesë në rifillimin e dialogut në muajin qershor, por shtoi se paraprakisht do të përgatiten mirë. Kurti përmendi edhe një takim që do të zhvillojë me partitë opozitare gjatë muajit maj, për pasur edhe qëndrimet e tyre sa i përket këtij procesi.
E kur pritet të mbahet ky takim, nga Zyra e Kryeministrit kanë thënë për Telegrafin se takimi do të mbahet në një kohë të përshtatshme për të gjithë.
“Dialogu është temë me interes nacional. Kemi thënë se për çështje me interes nacional do të konsultohemi dhe kërkojmë bashkëpunim me partitë dhe liderët opozitar. Siç ka deklaruar kryeministri Kurti, presim që gjatë muajit maj, në një kohë të përshtatshme për të gjithë të fillojmë konsultimet me subjektet opozitare në Kuvend”, u shpreh zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu.
Kryeziu më tej shtoi se kryeministri Kurti ka theksuar vazhdimisht se dialogu duhet të përgatitet mirë. Ai shtoi se këtë kryeministri do ta bëjë duke u koordinuar e këshilluar edhe me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.
“Kryeministri Kurti ka theksuar vazhdimisht se dialogu duhet të përgatitet mirë. Kjo do të kërkoj kohë dhe angazhim. Qeveria dhe kryeministri Kurti do të udhëheqë me dialogun. Këtë do ta bëjë duke u koordinuar dhe këshilluar me presidenten Osmani, dhe duke bashkëpunuar ngushtë me Kuvendin e Republikës së Kosovës dhe subjektet e përfaqësuara aty”, tha Kryeziu.
Ndryshe shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi në një prononcim për Telegrafin, tha se janë të gatshëm të debatojnë e diskutojnë për dialogun dhe secilën temë tjetër në Kuvendin e Kosovës.
“Ne jemi të gatshëm të debatojmë e diskutojmë për dialogun dhe secilën temë tjetër në Kuvendin e Republikës së Kosovës, edhe pse Kryeministri i sotëm e opozitari i djeshëm nuk ishte aspak bashkëpunues kur pikërisht kjo i kërkohej”, ka thënë Gashi. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëGjendet pas një viti xhipi i Komunës së Mitrovicës së Veriut
Rashiq: Rakiq u rrah për mashtrimet ndaj serbëve në veri
Sa mjekë e infermierë nuk ishin në vend të punës gjatë kontrollit të komisionit të QKUK-së në vitin 2023?
Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e tre personave për shpërdorim të pasurisë
Subvencionet për familjet me asistencë sociale jo efektive, thonë ekspertët
Rama: Në Shqipëri paga më mirë se në Greqi
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Përdoruesit e Netflix zbulojnë momentin e saktë të kurdisjes së duelit Paul-Tyson
Eksperti i gjuhës së trupit tregon momentin e saktë kur dueli mes Jake Paul dhe Mike Tyson ndryshoi kahje
Benjamin Imeri shkatërroi boksierin serb qysh në raundin e parë – gjyqtari ndërpreu meçin
Gjendet pas një viti xhipi i Komunës së Mitrovicës së Veriut
Ndërsa huliganët serbë po digjnin flamurin shqiptar, Granit Xhaka përplasje me dhjetëra lojtarë në ndeshjen Zvicër-Serbi
Gjyqtari i CAS-it tregon dënimin që e pret Rumaninë pas incidenteve në ndeshjen me Kosovën