LAJMI I FUNDIT:

​Nagavci pas kërkesës së SBASHK-ut: Kërcënimet duhet të marrin fund

​Nagavci pas kërkesës së SBASHK-ut: Kërcënimet duhet të marrin fund

Ministrja e Arsimit Arbërie Nagavci ka thënë se pandemia ka sjellë vështirësi për të gjithë e edhe për mësimdhënësit, derisa ka shtuar se situata me COVID-19 ka bërë që shumë nxënës të pësojnë ngecje në mësime.

Ajo në një postim në Facebook ka shkruar se kjo është arsyeja që kanë marrë vendim për organizimin e mësimit plotësues për këta fëmijë.


“Mësimi plotësues parashihet me legjislacionin në fuqi siç e kam thënë edhe në ditën kur e morëm këtë vendim. Këtu po e citoj Ligjin për Arsimin Para Universitar në Republikën e Kosovës Nr. 04/L-032, Neni 8 paragrafi 6, nenpragrafi 6.3 ku thotë se ”në rast se vërehen mangësi në zbatimin e kurrikulumit, Ministria mund të kërkojë zbatimin e mësimit shtesë ose alternativ””, tha ajo.

Nagavci ka thënë se për rezultatet e ulëta në arsim, përgjegjës janë edhe SBASHK-u si përfaqësues të mësimdhënësve.

Nagavci fajësoi SBASHK-un për gjendjen në arsim, reagon sindikata: Ministre ruaju nga deklarimet që lexohen si kërcënim
Lexo po ashtu Nagavci fajësoi SBASHK-un për gjendjen në arsim, reagon sindikata: Ministre ruaju nga deklarimet që lexohen si kërcënim

“Fatkeqësisht për rezultatet e ulëta në arsim përgjegjës janë edhe SBASHK-u si përfaqësues të mësimdhënësve. Prandaj, është koha për punë sepse të gjithë e kemi obligim ta mbrojmë interesin më të mirë të fëmijëve. Kërcënimet e ikja e përgjegjësisë na kanë dëmtuar shumë. Kjo duhet të marrë fund”, tha ajo.

Ministrja kërkon nga shkollat e mësimdhënësit ta respektojnë vendimin për mbajtjen e mësimit plotësues për fëmijët që kanë pasur ngecje gjatë kësaj periudhe, duke thënë se çdo tendencë për të penguar punën me nxënësit që kanë ngecje, është dashakeqe dhe e papranueshme.

Ndryshe, SBASHK-u ka kërkuar nga drejtorit arsimore që përmes drejtorëve të shkollave të pajisin me vendime individuale secilin mësimdhënës që e angazhojnë në mësimin plotësues duke precizuar sa orë do t’i mbajnë, në cilën kohë e në cilin vend.

DKA-të të mos harrojnë se norma javore është 20 orë mësimi dhe se në Kontratën Kolektive të Arsimit saktësohet se çdo orë e mbajtur mbi këtë normë duhet të paguhet si orë e rregullt. Në të kundërtën SBASHK u drejtohet me apel anëtarësisë , pra punëtorëve në Arsimin Parauniversitar , që të mos fillojnë me mësimin plotësues, ka theksuar SBASHK./Telegrafi.

Në trend Lajme

Më shumë
DASH për Telegrafin: Të gjitha raportimet janë të rreme - Escobar nuk është shkarkuar, emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

DASH për Telegrafin: Të gjitha raportimet janë të rreme - Escobar nuk është shkarkuar, emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

Lajme
“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren

“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren": Zbardhet dëshmia e motrës së Almës

Lajme
Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Lajme
Atentati ndaj vëllait të Aleksandar Jabllanoviqit, flet zëvendësdrejtori i PK-së në Mitrovicën e Veriut

Atentati ndaj vëllait të Aleksandar Jabllanoviqit, flet zëvendësdrejtori i PK-së në Mitrovicën e Veriut

Siguri
Pse do të reduktohet numri i dëshmitarëve në Gjykatën Speciale, sipas avokatit Musa

Pse do të reduktohet numri i dëshmitarëve në Gjykatën Speciale, sipas avokatit Musa

Drejtësi
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Kalo në kategori