LAJMI I FUNDIT:

Hoxhaj: Nga Jo Negociata-Vetëvendosje, Kurti nisi bisedimet për autonomi për serbët në Kosovë

Hoxhaj: Nga Jo Negociata-Vetëvendosje, Kurti nisi bisedimet për autonomi për serbët në Kosovë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj ka reaguar pasi kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se dialogu me Serbinë mund të rinis në qershor.

Sipas Hoxhajt, Kurti rinisi dialogun në Bruksel pa pasur një platformë apo strategji.


“Me konfirmimin e tij për rinisje të dialogut me Serbinë, Albin Kurti sot e përmbysi gjithë trashëgiminë e tij politike kundër negociatave Kosovë-Serbi. Kurti rinisi dialogun në Bruksel pa vendosur reciprocitet me Serbinë dhe pa një platformë apo strategji”, ka thënë ai.

Hoxhaj thotë se Kurti ka rënë dakord në Bruksel që të hyjë në negociata për autonomi për serbët në Kosovë.

“Nga Jo Negociata – Vetëvendosje, Kurti ra dakord në Bruksel që të hyjë në Negociata për Autonomi për serbët në Kosovë dhe të zhbëjë planin Ahtisaari që mundësoi pavarësinë e Republikës së Kosovës. PDK si parti shtetformuese do të kundërshtojë çdo ide që synon zhbërjen e shtetit të Kosovës dhe përmbysjen e rendit kushtetues. Në Bruksel, duhet të ketë dialog vetëm për njohjen reciproke, asgjë tjetër”, ka theksuar ai.

Ndryshe, kryeministri i Kosovës, Albin Kurt, pas takimit që ka pasur me Përfaqësuesin e lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, ka thënë se dialogu mund të nis në qershor.

Kurti: Në qershor mund të rinisim dialogun me Serbinë
Lexo po ashtu Kurti: Në qershor mund të rinisim dialogun me Serbinë

Kurti theksoi se gjatë muajit maj do të takojë opozitën në Kosovë për të diskutuar për dialogun, ndërkaq theksoi se do të marrë pjesë në darkën e punës që do të organizohet gjatë muajit maj me liderët e Ballkanit në Bruksel. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova mbetet jashtë Këshillit të Evropës, nuk hyn në agjendën e Komitetit të Ministrave

Kosova mbetet jashtë Këshillit të Evropës, nuk hyn në agjendën e Komitetit të Ministrave

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Vuçiq thotë se lobi i Knausit dhe britanikët po përpiqen të bëjnë

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Vuçiq thotë se lobi i Knausit dhe britanikët po përpiqen të bëjnë "një truk” tjetër

Politikë
Ministri francez: Çështja e Kosovës mund të shkaktojë përçarje në KiE

Ministri francez: Çështja e Kosovës mund të shkaktojë përçarje në KiE

Lajme
Gjermania: Kosova të dërgojë në Kushtetuese draftin e Lajçakut

Gjermania: Kosova të dërgojë në Kushtetuese draftin e Lajçakut

Lajme

"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin

Lajme
Escobar: Është dashur të insistojmë më shumë në zbatimin e Asociacionit

Escobar: Është dashur të insistojmë më shumë në zbatimin e Asociacionit

Lajme
Kalo në kategori