LAJMI I FUNDIT:

Allegri pritet të kthehet për të revolucionarizuar Juventusin – Nga largimi i Ronaldos deri tek hapësirat për të rinjtë dhe transferimet e reja

Allegri pritet të kthehet për të revolucionarizuar Juventusin – Nga largimi i Ronaldos deri tek hapësirat për të rinjtë dhe transferimet e reja

Massimiliano Allegri është lidhur me një kthim në Juventus, dhe thuhet se ai dëshiron revolucionin që iu mohua dy vjet më parë te klubi nga Torino.

Allegri u largua nga Juventusi përpara sezonit 2019-20, por që atëherë është lidhur me një rikthim në klub, si kur Maurizio Sarri mori Scudetton e nëntë radhazi ashtu edhe gjatë sezonit të parë të Andrea Pirlos si trajner.


Interi është vendosur të përfundojë dominimin e Juventusit në Serie A, por Bianconerët madje rrezikojnë të humbasin kualifikimin në Ligën e Kampionëve pas vitit të trazuar të Pirlos si trajner i ekipit.

Juventusi dhe Milani mund të mbesin jashtë Ligës së Kampionëve për sezonin e ardhshëm
Lexo po ashtu Juventusi dhe Milani mund të mbesin jashtë Ligës së Kampionëve për sezonin e ardhshëm

Allegri është e kaluara e Zonjës së Vjetër, por mediumi La Gazzetta dello Sport pretendon se ai gjithashtu mund të jetë e ardhmja në Allianz Stadium.

Pas shfaqjeve të fundit, puna e Pirlos është në dyshim dhe trajneri aktual ka gjashtë ndeshje të mbetura për të bindur Bianconerët, duke përfshirë një finale të Coppa Italia kundër Atalantas në maj.

La Gazzetta dello Sport zbulon se Allegri konsiderohet si njeriu i duhur për të rikthyer prestigjin e Zonjës së Vjetër dhe bashkëpunëtori i tij i besuar Aldo Dolcetti postoi dje një vizatim të një zebre në Instagram, për të ndihmuar në nxitjen e spekulimeve.

Gazeta theksoi gjithashtu se mentori i Allegrit, Giovanni Galeone i tha radios Bianconera se ai nuk përjashton një kthim të trajnerit në Continassa.

Shoku i ngushtë i Allegrit: Mos e përjashtoni rikthimin e tij te Juventusi
Lexo po ashtu Shoku i ngushtë i Allegrit: Mos e përjashtoni rikthimin e tij te Juventusi

Ish-trajneri e njeh ambientin dhe di si të menaxhojë shumë kampionë në Juventus, por as nuk ka frikë t’u japë një mundësi të rinjve.

Por, gazeta thekson se Allegri mund të kërkojë revolucion në Juve, të njëjtën gjë që ai kërkoi nga drejtori sportiv Fabio Paratici dhe zëvendës-presidenti Pavel Nedved para se të shkarkohej në vitin 2019.

Allegri do të gjejë një grup të mirë lojtarësh të rinj mes fytyrave që ai tashmë i njeh.

Matthijs de Ligt, Federico Chiesa, Dejan Kulusevski janë bashkuar në klub që kur Allegri u largua dhe gazeta beson se ish-trajneri ka provuar se ai di se si të marrë më të mirën nga të rinjtë përmes punës së tij të mëparshme me Alvaro Morata, Kingsley Coman dhe Moise Kean.

Raporti pretendon se Allegri do të ishte i lumtur të gjente Rodrigo Bentancur në mesfushë dhe nuk do të kundërshtonte shitjet e Aaron Ramsey dhe Adrien Rabiot.

Bentancur dhe Arthur pjesë e projektit

Ai mund të punojë për ta bërë Arthur Melo udhëheqësin e lojës, ndërsa pret për përforcime në treg, pasi Juventus është duke u lidhur me mesfushorin e Sassuolo, Manuel Locatelli.

Sipas Corriere di Torino, Giorgio Chiellini, ka vendosur të vazhdojë, por ende nuk i është ofruar rinovim nga Juventus. Kapiteni është një nga ushtarët e Allegrit dhe pavarësisht thashethemeve për një lëvizje të mundshme në MLS, kthimi i ish-trajnerit të Milanit mund të ndryshojë planet e mbrojtësit.

Paulo Dybala aktualisht po flet me Juven për një kontratë të re dhe Allegri thuhet se kishte sugjeruar t’i jepte argjentinasit më shumë hapësirë ​​duke ndryshuar gjashtë ose shtatë lojtarë dy vjet më parë.

Dybala në qendër të projektit, Ronaldo largohet

La Gazzetta dello Sport pretendon se Cristiano Ronaldo ishte një nga lojtarët që Allegri ishte gati të hiqte dorë dhe ish-trajneri ishte i përgatitur për të ndërtuar ekipin rreth Dybalas, të cilin ai u ndie i detyruar ta sakrifikonte për nevojën taktike pas mbërritjes së superyllit portugez.

E ardhmja e Ronaldos është e pasigurt, por gazeta thekson se Allegri do të dinte si të përballonte ekipin pa CR7, duke e vendosur Dybala përsëri në qendër të projektit, siç ka ndodhur në sezonin më të mirë të La Joya në 2017-18. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Trajneri i Palmeiras i lutet presidentit të mos e shesë Messinhon, thotë se nuk ka parë kurrë këso lojtari

Trajneri i Palmeiras i lutet presidentit të mos e shesë Messinhon, thotë se nuk ka parë kurrë këso lojtari

Ndërkombëtare
Saka shpëton mrekullisht pas ndërhyrjes horror të Christie, gjyqtari befason duke mos e ndëshkuar lojtarin

Saka shpëton mrekullisht pas ndërhyrjes horror të Christie, gjyqtari befason duke mos e ndëshkuar lojtarin

Premier League
Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Liga e Kampionëve
Barcelona dhe Bayern Munich po konsiderojnë shkëmbimin e çmendur, marrëveshja do t'i bënte të dy klubet jashtëzakonisht të lumtur

Barcelona dhe Bayern Munich po konsiderojnë shkëmbimin e çmendur, marrëveshja do t'i bënte të dy klubet jashtëzakonisht të lumtur

Ndërkombëtare
Bellingham dhe gjashtë lojtarë të tjerë të Real Madridit do të fitojnë titullin e parë të ligës këtë sezon

Bellingham dhe gjashtë lojtarë të tjerë të Real Madridit do të fitojnë titullin e parë të ligës këtë sezon

La Liga
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

La Liga
Kalo në kategori