LAJMI I FUNDIT:

Juventusi dhe Milani mund të mbesin jashtë Ligës së Kampionëve për sezonin e ardhshëm

Juventusi dhe Milani mund të mbesin jashtë Ligës së Kampionëve për sezonin e ardhshëm

Pesë skuadra po luftojnë për tre vendet e Ligës së Kampionëve, ndërsa debati sa vjen e shtohet se kush do të përfundojë në ‘top katërshe’, pasi shumica e skuadrave do të luajnë me njëra-tjetrën.

Interi tashmë ka rezervuar vendin e tyre për garën elitare të Evropës dhe mund të fitojë titullin këtë fundjavë nëse ata mundin Crotonen të shtunën dhe Atalanta nuk arrin të fitojë kundër Sassuolos të dielën.


Atalanta ka zënë vendin e dytë me 68 pikë ndërsa Milani humbi 3-0 nga Lazio të hënën dhe ra në vendin e pesë me 66 pikë, po aq sa kanë nga Napoli dhe Juventusi në tretin dhe katërtin.

Lazio qëndron në pozitën e gjashtë me 61 pikë, por ka një lojë më pak dhe nëse fitojnë do të shkojnë në kuotën e 64 pikëve apo vetëm dy më pak se tri vendet para tyre.

Luftë e madhe në Serie A për një vend në Ligën e Kampionëve: Kush është në avantazh sipas orarit?
Lexo po ashtu Luftë e madhe në Serie A për një vend në Ligën e Kampionëve: Kush është në avantazh sipas orarit?

Klubi kryeqytetas do të përballet me Torinon më 18 maj në ndeshjen e mbetur nga java 25-të, e cila u shty pas një shpërthimi të COVID që goditi klubin Granata.

Me pesë ndeshje të mbetura, një nga ndeshjet kryesore është takimi midis Juventus dhe Milan në 9 maj në Allianz Stadium.

Rossonerët do të përballen gjithashtu me Atalantan në ndeshjen e fundit të sezonit, ndërsa Bianconerët presin Interin në javën e 37-të, në ndeshjen e tyre të fundit në shtëpi këtë sezon.

Atalanta është skuadra më në formë e Serie A tani, me 13 pikë të fituara në pesë ndeshjet e fundit të Serie A, dy më shumë se lideri Inter.

Lazio arriti 12 pikë në të njëjtën periudhë, Napoli dhe Juventus fituan nga 10 pikë dhe Milan fitoi vetëm shtatë.

Kush do të hyjë në katër vendet e para dhe cilat skuadra do të mbesin jashtë Ligës së Kampionëve? /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Pas 22 vitesh klubi i njohur kthehet në Ligën Premier – fituesit e titullit dhe një trofeu evropian tani janë në elitën e futbollit anglez

Pas 22 vitesh klubi i njohur kthehet në Ligën Premier – fituesit e titullit dhe një trofeu evropian tani janë në elitën e futbollit anglez

Premier League
Ish-legjenda e Man Cityt që dikur kishte milionat, tani ka falimentuar dhe ka vetëm 2 euro në bankë

Ish-legjenda e Man Cityt që dikur kishte milionat, tani ka falimentuar dhe ka vetëm 2 euro në bankë

Premier League
Me ardhjen e Arne Slot, Liverpooli futet në garë për objektivin kryesor të Juventusit

Me ardhjen e Arne Slot, Liverpooli futet në garë për objektivin kryesor të Juventusit

Premier League
Ferizaj dhe Suhareka sigurojnë inkuadrimin në Superligën e Kosovës

Ferizaj dhe Suhareka sigurojnë inkuadrimin në Superligën e Kosovës

Superliga
Bayer Leverkuseni mund ta barazojë këtë fundjavë një rekord historik që nuk është thyer që 59 vite

Bayer Leverkuseni mund ta barazojë këtë fundjavë një rekord historik që nuk është thyer që 59 vite

Bundesliga
Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori