LAJMI I FUNDIT:

Luftë e madhe në Serie A për një vend në Ligën e Kampionëve: Kush është në avantazh sipas orarit?

Luftë e madhe në Serie A për një vend në Ligën e Kampionëve: Kush është në avantazh sipas orarit?

Gara për një vend në Ligën e Kampionëve do të bëhet edhe më e nxehtë në javët e fundit, pasi janë katër skuadra që kanë etëm tre pikë ndërmjet.

Pas përfundimit të ndeshjeve të javës së 32-të këtë mbrëmje, Interi duket afër titullit me 76 pikë, Milani mbetet në vendin e dytë me 66 pikë, i ndjekur nga Atalanta dhe Juventus me 65, ndërsa Napoli ka 63 pikë.


Lazio ka 58 pikë, por gjithashtu ka një ndeshje më pak të zhvilluar, atë kundër Torinos, ndërsa Roma ka mbetur prapa me 55 pikë dhe pak gjasa.

Atalanta ka rezultat më të mirë në ndeshjet kokë më kokë me Juventusin, kështu që ata janë në vendin e tretë.

Duke parë ndeshjet e mbetura, Milani e ka orarin më të vështirë në këto javë e mbetura, duke filluar nga përballja e së hënës mbrëma jashtë fushe me Lazion.

Pastaj luajnë ndaj skuadrës që po kërkon mbijetesën, Beneventon, vizitojnë Juventusin dhe Torinon, presin Cagliari dhe kanë një finale ballë për ballë me Atalanta në Bergamo.

As Juventusi nuk mund të festojë me vete, pasi edhe ata kanë kalendar të vështirë. Luajnë me rivalët e tyre të vjetër Fiorentina mysafir, ndërsa pas tyre me Udinesen sërish jashtë fushe. Juve e pret në shtëpi Milanin dhe Interin, ndërsa si mysafir ka ndeshje me Sassuolon dhe Cagliarin.

Atalanta nga skuadrat e kreut do të takohet vetëm me Milanin, ndërsa Napoli të gjitha përballjet i ka me skuadrat që janë nga vendi i 10-të e poshtë.


Ndeshje e Milanit (66 pikë)

Lazio (mysafir), Benevento (shtëpi), Juventus (mysafir), Torino (mysafir), Cagliari (shtëpi), Atalanta (mysafir)


Ndeshjet e Atalantas (65 pikë)

Bologna (shtëpi), Sassuolo (mysafir), Parma (mysafir), Benevento (shtëpi), Genoa (mysafir), Milan (shtëpi)


Ndeshjet e Juventusit (65 pikë)

Fiorentina (mysafir), Udinese (mysafir), Milan (shtëpi), Sassuolo (mysafir), Inter (shtëpi), Bologna (mysafir)


Ndeshjet e Napolit (63 pikë)

Torino (mysafir), Cagliari (shtëpi), Spezia (mysafir), Udinese (shtëpi), Fiorentina (mysafir), Verona (shtëpi)


Standings provided by SofaScore LiveScore


/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
“Do të luajë dhe do të shënojë kundër Real Madridit” – Tuchel tregon se ylli i Bayern Munich është kthyer nga dëmtimi

“Do të luajë dhe do të shënojë kundër Real Madridit” – Tuchel tregon se ylli i Bayern Munich është kthyer nga dëmtimi

Liga e Kampionëve
Ikona e Barcelonës befason të gjithë - rikthehet të luajë futboll profesionist në moshën 58-vjeçare

Ikona e Barcelonës befason të gjithë - rikthehet të luajë futboll profesionist në moshën 58-vjeçare

La Liga
Super agjenti Jorge Mendes i jep përgjigje PSG-së për Lamine Yamal

Super agjenti Jorge Mendes i jep përgjigje PSG-së për Lamine Yamal

Ligue 1
Zbulohet ‘mesazhi kërcënues’ që Ronaldo i kishte bërë Rangnickut gjatë kohës sa ishte lojtar i Man United

Zbulohet ‘mesazhi kërcënues’ që Ronaldo i kishte bërë Rangnickut gjatë kohës sa ishte lojtar i Man United

Premier League
Real Madridi ndryshon prioritetet – transferimi i Davies më nuk është opsion, tani ka një emër tjetër

Real Madridi ndryshon prioritetet – transferimi i Davies më nuk është opsion, tani ka një emër tjetër

La Liga
Kalo në kategori