KOSTT kërkon 11 milionë euro të paguhet rryma për serbët në veri, përplasen pozitë dhe opozitë në Kuvend
Kompania publike KOSTT ka kërkuar nga Qeveria dhe Kuvendi edhe 11 milionë euro për mbulimin e humbjeve për prodhim të energjisë në pjesën veriore të Kosovës.
Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, gjatë një raportimi në Komisionin parlamentar për Ekonomi, e ka quajtur këtë kërkesë sfidë të madhe, por ka thënë se kjo është e trashëguar. Ajo ka thënë se Qeveria po e harton një plan për të zgjidhur për kohë afatgjate problemin.
“Brenda këtij buxheti nuk janë planifikuar më mjete, Ministria e Financave është duke u munduar të gjejë forma alternative. Është konsideruar gjithashtu edhe Fondi i Veriut, mirëpo deri në këtë moment nuk është arritur të gjendet ndonjë zgjidhje për këtë çështje. Në këtë moment nuk mund të jap përgjigje në këtë pyetje. Sa i përket planit, plani final nuk ekziston, jemi duke u koordinuar së pari me të gjitha ndërmarrjet, rregullatorin, për ta aktivizuar grupin punues dhe për të pasur plan, i cili është i realizueshëm dhe parasheh një zgjidhje afatgjatë, e cila sigurisht se nuk do të jetë e lehtë”, tha Rizvanolli.
Ministrja para deputetëve ngriti edhe çështjen e rritjes së shpenzimeve të energjisë në veri nga viti në vit, e cila po dyshon se kjo për shkak të aktiviteteve ilegale me kriptovaluta.
“Rritja e konsumit është si pasojë a aktiviteteve biznesore jo legale, përmenden edhe kriptovalutat, por nuk jam e sigurt për këtë. Jemi informuar se ka një anomali të konsumit të energjisë elektrike, sepse derisa në pjesën tjetër të vendit konsumi bie natën, ndërsa në veri nuk kemi ulje në masë të tillë sikur në pjesën tjetër”, tha ministrja Rizvanolli.
Kryesuesi i Bordit të KOSTT-it, Jeton Mehmeti, në këtë raportim arsyetoi kërkesën financiare, i cili tha se KOSTT-i nuk ka pasur mundësi të prodhojë energji për humbjet në pjesën veriore të Kosovës. Për këtë ka kërkuar mbështetjen nga Kuvendi dhe Qeveria.
“Meqenëse çështja është shumë emergjente për KOSTT-in kemi pasur takime të vazhdueshme me përfaqësues të Qeverisë dhe pas komunikimeve të shumta ne shpresojmë se edhe pas këtij takimi me Komisionin e këtij kuvendi që është në cilësinë e aksionarit të merren masa apo të na rekomandoni se si të tejkalohet gjendja emergjente deri në një vendim të qeverisë. Duke pasur parasysh se ne veç kemi hyrë që nga fillimi i muajt prill në një situatë në të cilën ne nuk mundemi me garantuar me mbajtur balancimin e sistemit elektro-energjetik të Kosovës”, tha Mehmeti.
Kryetari i Komisionit Ferat Shala theksoi se në kërkesën e KOSTT janë në pyetje 11 milionë euro për vitin 2021 sikur që janë ndarë edhe vitin e kaluar prej 10 milionë euro nga Qeveria Kurti 1. Deputeti Shala theksoi në këtë raportim të ministres nuk mori përgjigje se a do ta paguaj energjinë elektrike.
“Nga ajo që dëgjova deri më tani, ne nuk morëm përgjigje dhe nuk besoj që ka marrë përgjigje edhe KOSTT-i që Qeveria, ku letra i dërgohet, a do ta paguajë kërkesën qe ka bërë KOSTT-i apo jo? Janë në pyetje 11 milionë euro pas 10 milionëshit që Qeveria Kurti 1 ka paguar, pra a do ta paguajë edhe këtë këst prej 11 milionë eurosh për vitin që jemi?”, tha Shala.
Në këtë mbledhje që zgjati gati dy orë, janë përplasur deputetë nga pozita dhe opozita për çështjen shpenzimit të energjisë elektrike në katër komunat veriore.
Shefja e GP të Lëvizjes Vetëvendosje Mimoza Kusari ngriti dyshimet për keqpërdorimin e shpenzimit të energjisë në veri edhe nga, siç u shpreh ajo, disa banditë shqiptarë për investime në kriptovaluta në atë pjesë.
Ndërsa, deputeti Pal Lekaj nga AAK duke thënë se duhet të ndërpritet pagesa e rrymës në veri nga Qeveria, tha se është turp nga deputetja Kusari Lila të quhen shqiptarët banditë për atë pjesë.
“Më shtyri prapë të reagoj deputetja Kusari-Lila, e cila i quajti banditë disa shqiptarë pa emër pa mbi emër. Dhe t’i quash qytetarët shqiptarë banditë, mendoj se është e pakuptimtë dhe duhet të kërkojë falje, por jo kështu. Nëse unë i them dikur banditë, e them me emër dhe mbiemër, si dhe e them vendin ku ka keqpërdorë energjinë elektrike, dhe jo paushall. Kjo është e pakuptimtë për një zonjë që i ka marrë 15 mijë vota. Të lutem, e theksova vetë kështu! Nëse është dikush është Pal Lekaj, thuaje, por jo kështu. Është për të ardhur keq”, tha Lekaj.
Kusari-Lila i ka quajtur banditë keqpërdoruesit e rrymës në veri, siç tha qofshin shqiptarë ose serb për kriptovaluta.
“Je një deputet që e bastardon secilin debat në Kuvend. A ke mundësi të përmbahesh në diskutim? Pal, jemi duke folur për energji, tash ata që e keqpërdorin, ja ku e ke linkun e vitit 2018, se kush keqpërdorë pronën. Leje që s’po mund të shkohet te serbët që bëjnë keqpërdorime… prezencë e bandave e kontrabandistëve e krejt… tash e kemi gjetur edhe një shtesë se s’i kemi bërë dëm boll këtij shteti. Hajde, tash të shkojmë ta shfrytëzojmë edhe energjinë elektrike. Banditë janë, qoftë shqiptarë, qoftë serb, emrat ia ngjet polica dhe prokuroria. Kjo tregon se kanë shkuar njerëz atje veç, për kriptovalutat, bitcoin shkojnë e shtypen aty ku ka nevojë për shumë rrymë natën”, theksoi Kusari Lila.
Edhe deputetë të tjerë kanë kundërshtuar vazhdimin e pagimit të energjisë elektrike për qytetarët me shumicë serbe në katër komunat veriore.
Ndërsa, kryeshefi ekzekutiv i KOSTT-it, Mustafë Hasani, tha se kjo kompani përballet me dy alternativa, ta paguajë vetë ose ta blejë energjinë deri në zgjidhjen afatgjate. Sipas tij, pagesën do ta bëjnë gjithsesi dhe nuk do ta pezullojnë marrëveshjen me ENTSO-E.
Pas raportimit të Bordit dhe drejtorit ekzekutiv të KOSTT për kërkesën e tyre financiare, komisioni ka ndërprerë punimet dhe ka shtyrë mbledhjen me pikat tjera të rendit të ditës për nesër për shkak të vazhdimit të seancës për debatin e lidhur me gjendjen e pandemisë COVID-19 në Kosovë./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTrump po sjell këmbimoren për kriptovaluta TruthFi
Nënshkruhet kontrata për zgjerimin e rrugës në hyrje të Ferizajt, Aliu: Projekt në vlerë 16,4 milionë euro
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
PostCHAT ju pret!
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje