Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu tha sot në debatin parlamentar për menaxhimin e pandemisë se tash e 1 vit qytetarët e Kosovës janë ballafaquar me sfida të ndryshme si shëndetësore por edhe ekzistenciale në aspektin ekonomik.
“Është e qartë se lufta kundër pandemisë është e vështirë dhe kërkon angazhimin e secilit prej nesh. Ne jemi gati për bashkëpunim por qasja e qeverisë është qasje selektive dhe qasje jo transparente, jo vetëm në raport me partitë tjera, por edhe në raport me qytetarët, votën e të cilëve e mori për të udhëhequr këtë vend”, tha Musliu.
Ajo tha se shteti i Kosovës ka buxhet të mjaftueshëm për blerjen e vaksinave por nuk ka njerëz të aftë që menaxhojnë shtetin që e kanë detyrë ta sigurojnë vaksinën.
“Është fatkeqësi për vendin se si kjo qeveri nuk ka guxim të negocioj bindshëm dhe serioz me kompanitë të cilat prodhojnë vaksinën dhe të siguroj dozat e mjaftueshme për qytetarët tanë. Dhe më e keqja është se kjo qeveri, dështimet e veta në këtë drejtim, i shet në opinion si akte top sekrete, pra duke e eliminuar edhe transparencën dhe bashkëpunimin”, tha Musliu.
Deputetja e PDK-së Ganimete Musliu po ashtu ka pyetur ministrin Arben Vitia se si është e mundur që të mbyllet gastronomia e të lihen hapur të gjitha bizneset tjera? Si është e mundur tu ndalohen të hyrat një numri të madh të qytetarëve pa e pas një plan për ndihmë.
“Shihet haptazi se kjo qeveri nuk e ka dhe as që synon të marrë situatën nën kontroll. Pandemia, përveç që merr jetë, po shkakton edhe dëme serioze në ekonomitë familjare. Përballja e qytetarëve me pandeminë, humbja e vendeve të punës, nxjerrja e vendimeve ad hoc. etj. kanë fut qytetarët në borxhe dhe çka është më e rënda, qeveria nuk po jep as shenja minimale që ka një plan për t’iu kundërvu këtyre dëmeve, thuajse qeverisja nënkupton sfilata mediale dhe propaganda filozofike, thuajse qeverisja nuk ka asnjë lidhje me ekonominë. Por qeveria duhet ta dijë se dëmet që u janë shkaktuar bizneseve dhe dëmet që i janë shkaktuar popullit do të jetë vështirë të rregullohen. Stabiliteti ekonomik është një faktor i rëndësishëm edhe për stabilitetin shëndetësor fizik dhe psikik. Frika nga virusi, vdekja e të dashurve, humbja e burimeve të të ardhurave, po i sjell qytetarët në kufijtë e asaj që njeriu mund të durojë. Dhe reagimi i kësaj qeverie ishte, mbyllja e gastronomisë, ora policore natën dhe ndalesa e 20 eurove të pensionistëve, në ndërkohë që shkalla e ankthit, depresionit dhe rraskapitjes është rritur ndjeshëm”, tha ajo.
Sipas deputetes Musliu, një të infektuari me COVID, trajtimi ditor po i kushton 100 deri 150 euro, duke i thënë qeverisë të llogarisin se sa është shuma që çdo qytetarë shpenzon për terapi deri në shërim, ndërkohë që një i infektuar si ndihmë merr vetëm 50 euro nga komuna. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet
Dashtevski: Jemi të përgatitur për zgjedhjet, rezultatet e para do të shpallen para mesnate
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës
'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit