Fustani ikonë i dasmës së Princeshës Diana së shpejti do të shfaqet në shtëpinë e saj të dikurshme.
Nga 3 qershori deri më 2 janar, fustani i famshëm do të shfaqet në “Royal Style in the Making”, një ekspozitë e Pallatit Kensington e cila “eksploron artin e mirë të dizajnimit për mbretërinë”, shkruhet në faqen e internetit të pallati.
Dizajnuar nga Elizabeth dhe David Emanuel, fustani i zbukuruar me mëngë të fryra mburret me vellon më të gjatë në historinë mbretërore, plot 25 metra.
Kjo ekspozitë do të shënojë shfaqjen e parë publike të fustanit në Pallatin Kensington që nga viti 1995. Djemtë e Dianas, Princi Harry dhe Princi William, thuhet se ranë dakord që të dy t’ia jepnin veshjen pallatit për ekspozitë.
Veshja e dasmës së Princeshës Diana ka kopje të shumta të frymëzuara për dekada, duke përfshirë një version të veshur nga Emma Corrin në sezonin e katërt të serialit “The Crown” në Netflix.
Ndërsa Kristen Stewart aktualisht po mishëron sensin e stilit të Dianës për filmin e shumë pritur “Spencer”, projekti i ardhshëm nuk duket se do të përfshijë fustanin e paharrueshëm.
Duke u përqendruar në marrëdhëniet midis stilistëve dhe monarkisë, shfaqja e pallatit do të përfshijë gjithashtu skica, copa pëlhure dhe imazhe të papara kurrë nga Koleksioni Mbretëror i Veshjeve Ceremoniale.
Ndërsa ekspozita përmban modele të veshura nga tre breza të grave mbretërore, të gjitha pjesët dikur ndihmuan në formësimin e imazhit publik të monarkisë britanike dhe çuan industrinë e modës britanike në skenën globale. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKy trend i këpucëve “të lira” ka vërshuar rrugët e Parisit: Një model i papritur takash
Më shumë ka zbuluar se sa ka mbuluar: Manekinia ka veshur me guxim një fustan me dekoltenë më të thellë
Kendall Jenner sfidoi me stil rregullat e modës me veshjen e saj të fundit
Anna Wintour me një fustan që femrat e adhurojnë, dizajni do të jetë hit gjatë ditëve të ngrohta
J.Lo sjell ‘manikyrin francez të tejdukshëm’ që duhet ta provosh patjetër
Qindra emra shqiptarë dhe ilirë për fëmijën tuaj
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'