LAJMI I FUNDIT:

“Muza” prapa fustanit të dasmës së princeshës Diana është një legjendë e aktrimit britanik

“Muza” prapa fustanit të dasmës së princeshës Diana është një legjendë e aktrimit britanik

Veshjet mbretërore të dasmës gjithmonë do të shihen si disa nga fustanet më ikonike në historinë britanike.

Dhe si mund ta harronim fustanin e madh të Princeshës Diana të krijuar nga David dhe Elizabeth Emanuel, e cila frymëzoi një brez të veshjeve të nuseve?! Ishte një veshje ikonike me siguri, dhe tani duket se aktorja Jane Seymour kishte gisht në veshjen e dasmës së Princeshës Diana – në mënyrën më të papritur.


Gjatë një paraqitje në diskutimin e Susannah Constantine në My Wardrobe Malfunction në 4 Shkurt, Seymour zbuloi se ajo mund të ketë qenë arsyeja që Diana vendosi të punësonte Emanuels për të dizajnuar veshjen e saj të dasmës.

Aktorja shpjegoi se ajo kishte vendosur të vishte një dizajn Emanuels në premierën e filmit të saj “The Four Feathers” në vitin 1978 – një ngjarje që u ndoq nga Mbretëresha.

“David dhe Elizabeth Emanuel, dizajnerët, më lejuan të huazoj këtë fustan të bukur, të bardhë, pa shpatulla dhe unë e vishja atë”,  tha aktorja.

Jane Seymour

Veshja e dasmës së Princeshës Diana ishte bërë nga tafta mëndafshi i fildishtë dhe dantella antike, dhe në mënyrë më të paharrueshme kishte një vello të gjatë 25 metra prej tyli dhe veshja aktualisht është në posedim privat të Princit Harry dhe Princit William , pasi ishte shfaqur për disa kohë në fillim.

Seymour më vonë pohoi se ajo ishte një “muzë e fshehtë” për dizajnerët dhe se ajo kishte shumë pamje si Diana në veshjet e saj.

“Unë kam në dollapin tim kopjet – dua të them veshjet e tjera që Diana do të kishte pasur”, ndau ajo. “Unë kisha ‘tjetrën’ nga shumë veshje të saj. Kështu që, kurrë nuk jam ndarë me to”. /Telegrafi/