LAJMI I FUNDIT:

Gjigantët e Ligës Premier tani mendojnë për Superligën Britanike, ftesë për Celtic dhe Rangers që të bashkohen

Gjigantët e Ligës Premier tani mendojnë për Superligën Britanike, ftesë për Celtic dhe Rangers që të bashkohen

Klubet e Ligës Premier që njihet si “Gjashtëshja e madhe” janë larguar nga projekti i Superligës Evropiane, por thuhet se janë duke planifikuar që të vënë në funksion një Superligë të Britanisë, ku do të ishin pjesën edhe Celtic dhe Rangers.

Liverpool, Chelsea, Arsenal, Tottenham Hotspur, Manchester City dhe Manchester United fillimisht kishin rënë dakord të punonin me klube të tjera elitare në krijimin e një kampionati të ri Evropian, por u tërhoqën nga projekti pas reagimeve nga tifozët, lojtarët, qeveria dhe UEFA.


Megjithatë sipas The Sun, “Gjashtëshja e madhe” e Ligës Premier tashmë ka diskutuar mundësinë e krijimit të një Superlige të re Britanike ku do tu bëhet ftesën edhe dy gjigantëve të Glasgou për t’u bashkuar me ta.

Siç ka raportuar gazeta britanike, Celtic dhe Rangers do të ishin të gatshëm të ishin pjesë e projektit i cili mund të rritë financiarisht të dy klubet.

Organet drejtuese të futbollit japin dritën jeshile

Ndërkohë, të dy Federata si ajo angleze edhe ajo skoceze, së bashku me qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar, UEFA-n dhe FIFA-n kanë mbështetur të gjithë formatin e ri.

Përfshirja e Celtic dhe Rangers nuk do të ishte e vetmja risi që Superliga Britanike do të sillte, pasi numri i ekipeve mund të ulet në 18 dhe një ide tjetër është që të zhvillohet një play- off në fund të sezonit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Salah është lojtari më egoist që kam parë ndonjëherë”, legjenda e Liverpoolit godet egjiptianin

“Salah është lojtari më egoist që kam parë ndonjëherë”, legjenda e Liverpoolit godet egjiptianin

Premier League
Ten Hag zbulon emrin e superyllit që Man Utd nuk arriti ta nënshkruajë në verë

Ten Hag zbulon emrin e superyllit që Man Utd nuk arriti ta nënshkruajë në verë

Premier League
Chelsea po përgatit një ofertë të çmendur për objektivin 17-vjeçar të Barcelonës

Chelsea po përgatit një ofertë të çmendur për objektivin 17-vjeçar të Barcelonës

Premier League
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Kalo në kategori