LAJMI I FUNDIT:

Kërkesa për raportim nga ish gjyqtari i EULEX-it, Selmanaj: Duhet të bëjmë kujdes

Kërkesa për raportim nga ish gjyqtari i EULEX-it, Selmanaj: Duhet të bëjmë kujdes

Komisioni për Legjislacion mbajti mbledhjen e radhës në të cilën temë diskutimi u bë edhe kërkesa e ish-gjyqtarit të EULEX-it, Malcolm Simmons, që të raportojë para anëtarëve të këtij komisioni.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hajdar Beqa kërkoi nga kryetari i komisionit, Adnan Rrustemi, që të shpërndahet kërkesa edhe tek anëtarët e tjerë të komisionit.


Lidhur me këtë reagoi deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, i cili tha se komisioni duhet të ketë kujdes në adresimin e kësaj çështje, pasi mund të dalin jashtë mandatit që e kanë.

“Ne duhet të kemi shumë kujdes në mandatin tonë dhe nuk guxojmë të dalim përtej tij. Nuk jam i sigurt se Komisioni për Legjislacion është adresë për njerëz që kanë bërë, ose nuk e kanë bërë punën si duhet dhe për mekanizmat ndërkombëtarë me misione në Kosovë për të ardhur dhe për ta raportuar neve, ose shpërla vetën pse s’kanë punuar ose diçka tjetër. Nuk mundemi ne të shndërrohemi në instancë gjyqësore, por duhet të jemi shumë të kujdesshëm”, tha ai.

Kryetari i Komisioni për Legjislacion, Adnan Rrustemi, ditë më parë i tha KosovaPress-it se në mbledhjet e ardhshme do të vendosin për një datë kur do të dëgjojnë dëshminë e ish-gjyqtarit të EULEX-it.

Vitin e kaluar, ish-kryetari i gjyqtarëve të EULEX-it, Malcolm Simmons kishte deklaruar se ky mision në disa raste nuk i ka zbatuar parimet e gjykimit të drejtë dhe të paanshëm në Kosovë. /KP/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Pahor paraqet interes për të drejtuar dialogun Kosovë-Serbi, a do të zgjidhet ai si zëvendësuesi i Lajçakut?

Pahor paraqet interes për të drejtuar dialogun Kosovë-Serbi, a do të zgjidhet ai si zëvendësuesi i Lajçakut?

Jehona Hulaj
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Kalo në kategori