LAJMI I FUNDIT:

Paraburgim ndaj tre të dyshuarve në Prizren për “keqpërdorim dhe mashtrim në prokurim publik” dhe “falsifikim i dokumenteve”

Paraburgim ndaj tre të dyshuarve në Prizren për “keqpërdorim dhe mashtrim në prokurim publik” dhe “falsifikim i dokumenteve”

Gjykata Themelore në Prizren ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje 30 dite, e cila do të llogaritet prej kohës së arrestimit 16.04.2021 dhe mund të zgjasë deri më datën 16.05.2021,, ndaj të pandehurve G.P., dhe S.S., për shkak të dyshimit për veprën penale “keqpërdorim dhe mashtrimi në prokurim publik” dhe veprën penale “falsifikim i dokumenteve”.

I dyshuari i tretë, B.S. dyshohet për “keqpërdorim dhe mashtrimi në prokurim publik” dhe veprën penale “falsifikim i dokumenteve”.


Gjykata me rastin e caktimit të paraburgimit ndaj të pandehurve G.P., S.S., dhe B.S., ka gjetur se në rastin konkret ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurit kanë kryer veprat penale për të cilat dyshohen, dhe ky dyshim i bazuar mbështetet në provat e mbledhura deri në këtë fazë të procedurës.

“Meqë ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurit kanë kryer veprat penale të lartë përmendura, janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e paraburgimit, duke pasur parasysh peshën e veprave penale të cilat kanë cenuar rendin ligjor të prokurimit publik, lartësinë e dënimit e cila parashikohet për këto vepra penale si dhe rrethana tjera të këtij rasti, duke pasur parasysh se të pandehurit mund të fshehën nga organet e ndjekjes penale kështu do ti shmangeshin përgjegjësisë penale”.

Gjyqtari i procedurës ka vlerësuar se janë plotësuar kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve duke marrë parasysh faktin se hetimet janë në fazën fillestare dhe do të merren edhe veprime tjera hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit në fjalë, do të merren në pyetje të pandehurit po ashtu edhe dëshmitarët tjerë, prandaj po të lihen në liri të pandehurit ka arsye për të besuar se të njëjtit do të mundohen në ndonjë mënyrë apo formë të caktuar t’i ndryshojnë provat e veprën penale, duke ndikuar në dëshmitarët e rastit, andaj në këto rrethana nëse të pandehurit luhen në liri mund të pengohet zhvillimi normal i procedurës penale.

Gjykata ka vlerësuar edhe masa tjera për sigurimin e prezencës së të pandehurve, por duke pasur parasysh të lartë cekurat në rastin konkret ka vlerësuar se caktim i paraburgimit është më i arsyeshëm dhe i shërben efikasitet të procedurës penale. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Hapi i fundit i Kosovës për anëtarësim në KiE, Serwer : Indinjata e Serbisë është e turpshme

Hapi i fundit i Kosovës për anëtarësim në KiE, Serwer : Indinjata e Serbisë është e turpshme

Lajme

"Kushtëzimi" i anëtarësimit të Kosovës në KiE, Musliu-Shoshi: Ndërkombëtarët nuk po kërkojnë asgjë çka nuk është dakorduar Kurti në marrëveshjen e Ohrit

Elfije Boletini
“Në hava kam me t’çu se e kam vajzën deputete”, Deliu-Kodra me kritika të ashpra ndaj deputetes së LVV-së duke ia kujtuar rastin e 90-vjeçarit

“Në hava kam me t’çu se e kam vajzën deputete”, Deliu-Kodra me kritika të ashpra ndaj deputetes së LVV-së duke ia kujtuar rastin e 90-vjeçarit

Lajme
Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Lajme
Kalo në kategori