Përkundër trendit rritës të nivelit të eksportit të mallrave vendore në tregjet evropiane, Kosova vazhdon të ketë ende bilanc tregtar negativ, si rrjedhojë e importit të lartë.
Në tre muajit e parë të këtij viti niveli eksporteve ka shënuar rritje prej 55 milionë euro, por megjithatë njohës të ekonomisë po konsiderojnë se ky trend ende është i ulët krahasuar me importin e madh që ka vendi.
Ish-ministri i Tregtisë dhe Industrisë Ismet Mulaj thekson për KosovaPress se është e vërtetë se ka një rritje të sasisë së produkteve të cilat eksportohen në tregjet ndërkombëtare, por prapë sipas tij është përqindje e ulët.
Njohësi i kësaj fushe, Mulaj ka kërkuar nga Qeveria e re mbështetjen e prodhuesve vendorë me anë të përmirësimit të politikave tregtare, duke subvencionuar kompanitë eksportuese.
“Ende është rrit importi i produkteve shumë më shumë. Arsyeja më e madhe ka qenë arsyeja e konsumit më të madh. Por, është trend i mirë (rritja eksportit), trend të cilin ka qenë dashur të ndikojë shteti i Kosovës përmes politikave adekuate, të cilat do të mbështesnin në mënyrë direkte prodhuesin, i cili ka për synim eksportin. Ka plot praktika të mira ndërkombëtare, por edhe rajonale ku shtetet, qeveritë e ndryshme përmes politikave të tyre lehtësuese subvencionuese ndihmojnë politikat eksportuese me qëllim që të përmirësohet bilanci tregtar i Kosovës. Ende jemi vendi më konsumues në Evropë dhe do të duhej një strategji ndoshta dhjetë vjeçare që mbështet prej të gjitha partive politike dhe për dhjetë vjet fuqia e shtetit orientohet në ato masa të cilat do të përmirësonin politikat tregtare të Kosovës”, thekson Mulaj.
Zëdhënësi i Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci thotë se përkundër pandemisë Covid-19 niveli i eksporteve në tre mujorin e parë të këtij viti ka shënuar rritje prej 64 për qind, dhe siç thotë ai bilanci tregtar i Kosovës, pritet të jetë mbi 15 për qind mbulimi i importit me eksport.
Stavileci thotë se eksportet në vitin e kaluar kanë qenë 450 milionë euro, ndërsa presin që ky nivel sivjet të arrin deri në 700 milionë.
“Në tre mujorin e parë të vitit 2020 kanë qenë 87 milionë euro mallra të eksportuara, derisa sivjet kjo shifër është arritur të jetë jashtëzakonisht e kënaqshme, kemi 142 milionë euro të cilat janë eksportuar, derisa rritja në vlerë është 55 milionë euro më shumë mallra të eksportuara në tre mujorin e këtij viti se në tre mujorin e vitit të kaluar… Përkundër pandemisë ne kemi parë që edhe vjet nëse e krahasojë eksportin e këtij viti me vitin e kaluar, është se viti i kaluar ka qenë një vit më i mirë i eksportit të produkteve kosovare. Derisa sivjet ky trend ende është duke u rrit nëse ne kemi 64 për qind më shumë mallra të eksportuara, ne presim që deri në fund të vitit të përmbyllet viti me 600-700 milionë euro mallra të eksportuara”, thekson ai.
Stavileci thotë se mallrat të cilat kanë arrit të gjejnë treg si në tregun Evropian, ashtu edhe drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, janë produkte të industrisë ushqimore, të mobileve (përpunimit të drurit) dhe industrive metalike.
Edhe zëvendëskryeshefi i Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) Ilir Berisha thotë se sa i përket treguesve makroekonomikë, eksportet gjatë vitit të kaluar kanë shënuar rritje 24 për qind, ndërsa importet kanë shënuar një rënie prej 5.7 për qind për shkak të pandemisë.
“Eksportet janar – dhjetor 2020 në krahasim me 2019 kanë pasur një rritje prej 24 për qind, ndërsa te importet ka pasur një rënie prej 5.7 për qind dhe kur e publikojmë si informator makro ekonomik bilancin tregtar dhe gjithashtu përqindjen e evoulimit më 2020 është rritë kjo përqindja e mbulimit të importit me eksport me 14 për qind edhe pse mbetet ende e ulët, ndërsa në vitin 2019 ishte 11 për qind. Bilanci tregtar është përmirësuar për 9.4 për qind në krahasim me 2019”, thotë Berisha.
Në anën tjetër, sipas Ismet Mulajt ngritja e cilësisë së produkteve është një proces ashtu siç është sigurimi i tregjeve, por dora e shtetit sipas të cilit në këtë drejtim do të ndihmonte edhe më shumë prodhuesin.
“Tregjet ndërkombëtare kanë ‘etje’ për produkte të reja, për produkte të cilat vijnë prej vendeve që janë në zhvillim, prej vendeve të varfra, për shkak edhe të kostos prodhuese. Por çfarë do të duhej shtetit të bëj? E para të përmirësojnë ambientin e të bërit biznes në Kosovë që prodhuesit në Kosovës të ndihen të stimuluar, të përkrahur, të mbështetur që prodhimet e tyre të jenë konkurruese në raport me prodhuesit në rajon dhe nga bota”, thotë ai.
Mulaj shton se Kosovës i nevojiten marrëveshje preferenciale sikur me SHBA-të dhe me BE-në, edhe me Turqinë e cila nuk është nënshkruar asnjë herë. /kp/Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
1 Maji, Kurti thërret për solidaritet dhe organizim sindikal
Dita e punëtorëve, Tahiri: Sot nuk ka vend për festë – Qeveria mund të festoj dështimet
UBT ndan çmimin më të lartë institucional për Rektorin e Trakya Üniversitesi, Prof. Dr. Erhan Tabakoğlu dhe bën hapjen e Teknoparkut Ndërkombëtar
N’BAU krejt i gjen me zbritje këtë javë!
1 Maji, Kurti thërret për solidaritet dhe organizim sindikal
Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!
Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki
Kosova arrin vlerësimin e parë kreditor sovran, konsiderohet si pasaportë për vendin
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë
Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit
Tchouameni ndërpreu Mullerin në intervistë, krijohet situatë qesharake mes dyshes
Tifozja shqiptare e mbështjellur me flamurin kombëtar në tribunat e Allianz Arenas për ndeshjen Bayern-Real
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës