LAJMI I FUNDIT:

Interi mund ta humb De Vrij, tri top skuadra evropiane pas tij

Interi mund ta humb De Vrij, tri top skuadra evropiane pas tij

Stefan De Vrij ëhtë njëri nga mbrojtësit më të mirë në botë aktualisht.

Qendërmbrojtësi holandez ka tri vite që është pjesë e Interit dhe gjithmonë ka shfaqur formë fantastike në repartin defensivë.


Po gjiganti italian mund të mbetet pa yllin e mbrojtjes për edicionin e ri, pasi tanimë ai është në listën e top klubeve evropiane.

Calciomercato ka raportuar se për De Vrij interesim kanë shfaqur tri top klubet evropiane si Manchester City, Paris Saint Germain dhe Liverpool.

29-vjçari ka një kontratë me Interin deri në vitin 2023, por që klubi italian po synon që t’ia vazhdojë edhe për dy vite të tjera.

Inter e vlerëson maksimalisht ‘tulipanin’ dhe duan ta zgjasin bashkëpunimin me të duke i ofruar edhe një pagë më të lartë dhe në këtë mënyrë ta blindojnë De Vrij.

Nga ana tjetër skuadrat e interesuara për të në verë pritet të dalin me oferta në drejtim të Interit.

De Vrij këtë edicion ka zhvilluar 37 ndeshje zyrtare me ‘Neroazzurët’ ku numëron një gol, derisa vlera e tij sillet rreth 65 milionë euro. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Bernd Leno i bën një premtim të madh tifozëve të Arsenalit para ndeshjes Fulham – Man City

Bernd Leno i bën një premtim të madh tifozëve të Arsenalit para ndeshjes Fulham – Man City

Premier League
Jurgen Klopp mund të humbasë ceremoninë lamtumirëse në ‘Anfield’ nëse ndodh kjo gjë ndaj Aston Villës

Jurgen Klopp mund të humbasë ceremoninë lamtumirëse në ‘Anfield’ nëse ndodh kjo gjë ndaj Aston Villës

Premier League
Kylian Mbappe pranon garën 100 metra me Usain Bolt pasi simulimi tregon se çfarë mund të ndodhë

Kylian Mbappe pranon garën 100 metra me Usain Bolt pasi simulimi tregon se çfarë mund të ndodhë

Ndërkombëtare
Florentino Perez dëshiron ta transferojë te Reali lojtarin që ëndërron të luajë për Barcelonën

Florentino Perez dëshiron ta transferojë te Reali lojtarin që ëndërron të luajë për Barcelonën

La Liga
Për herë të parë në histori të Ligës Premier, gjyqtari i ndeshjes do të mbajë një videokamerë në kokë

Për herë të parë në histori të Ligës Premier, gjyqtari i ndeshjes do të mbajë një videokamerë në kokë

Premier League
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Kalo në kategori