LAJMI I FUNDIT:

Zidane pas kualifikimit në gjysmëfinale: Real Madridi gjithmonë dëshiron më shumë

Zidane pas kualifikimit në gjysmëfinale: Real Madridi gjithmonë dëshiron më shumë

Zinedine Zidane ka thënë se Real Madridi është i uritur për më shumë pas eliminimit të Liverpoolit dhe arritjes në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Los Blancos kaluan pjesën më të madhe të ndeshjes së dytë duke mbrojtur epërsinë e tyre në Anfield, me Thibaut Courtois që bëri disa herë pritje.

Ndeshja në Anfield u mbyll 0-0 dhe Reali kaloi tutje pas fitores në ndeshjen e parë me rezultat 3-1.


Real Madridi nuk mposhtet as në ‘Anfield Road’, kalon në gjysmëfinale
Lexo po ashtu Real Madridi nuk mposhtet as në ‘Anfield Road’, kalon në gjysmëfinale

“Ne e dinim se do të vuanim dhe prisnim që Liverpooli të fillonte fuqishëm në 15 minutat e para”, ka thënë fillimisht Zidane pas ndeshjes.

“Kjo është normale. Është çerekfinale e Ligës së Kampionëve. Në fund, ne kemi kaluar dhe jemi shumë të lumtur”.

“Ne jemi të gjithë të bashkuar dhe ekipi gjithmonë paraqitet mirë dhe tregon se dëshiron më shumë”.

Notat e lojtarëve, Liverpool 0-0 Real Madrid: Alexander Arnold e Valverde më të mirët
Lexo po ashtu Notat e lojtarëve, Liverpool 0-0 Real Madrid: Alexander Arnold e Valverde më të mirët

“Ne ende nuk kemi fituar asgjë, por jemi akoma gjallë në dy gara”.

“Do të pushojmë pak sepse kemi ende ndeshje para ndeshjes me Chelsean”, përfundoi trajneri i Realit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Trajneri që ka goditur në Ligën Premier është kandidat për stolin e Real Madridit, Perez e preferon para Alonsos

Trajneri që ka goditur në Ligën Premier është kandidat për stolin e Real Madridit, Perez e preferon para Alonsos

La Liga
Sa fitojnë gjyqtarët në Ligën e Kampionëve dhe Ligën e Evropës në këtë fazë

Sa fitojnë gjyqtarët në Ligën e Kampionëve dhe Ligën e Evropës në këtë fazë

Liga e Kampionëve

"U eliminuam për shkak të Theo Hernandez" - legjenda italiane e Milanit i ashpër me mbrojtësin që mori karton të kuq

Liga e Kampionëve
Davies shmang vazhdimet, Bayern Munich mes emocioneve dhe frikës kalon në mesin e 16 më të mirëve

Davies shmang vazhdimet, Bayern Munich mes emocioneve dhe frikës kalon në mesin e 16 më të mirëve

Liga e Kampionëve
Berat Gjimshiti flet pas eliminimit të Atalantas nga Liga e Kampionëve

Berat Gjimshiti flet pas eliminimit të Atalantas nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Ardon Jashari shkëlqen ndaj Atalantas në Ligën e Kampionëve, shpallet lojtari i ndeshjes

Ardon Jashari shkëlqen ndaj Atalantas në Ligën e Kampionëve, shpallet lojtari i ndeshjes

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori