LAJMI I FUNDIT:

AAK kritikon Qeverinë Kurti për keq-qeverisje: Fenomenet negative mund t’ia shkurtojnë jetën kësaj qeverie

AAK kritikon Qeverinë Kurti për keq-qeverisje: Fenomenet negative mund t’ia shkurtojnë jetën kësaj qeverie

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri si dhe nënkryetarja e kësaj partie Teuta Haxhiu kanë kritikuar Qeverinë Kurti, duke thënë se kjo qeveri nuk ka ende një program qeverisës. 

Tahiri përmes një konference për media ka thënë se janë bërë dy muaj që nga përfundimi i zgjedhjeve të parakohshme parlamentare dhe kryeministri Albin Kurti është duke qeverisur vendin pa program, si dhe siç tha ai kjo qeveri është e pushtetit dhe jo e shtetit.

Ai po ashtu kritikoi qeverinë Kurti e cila është duke e lënë vendin në një gjendje jo të mirë, për të shkuar në Shqipëri.


“Janë bërë dy muaj prej kur kanë përfunduar zgjedhjet e Qeveria Kurti është duke qeverisur pa program. Kjo qeveri është e pushtetit dhe jo e shtetit. Kjo qeveri zhurmën e ka shumë të madhe e punë nuk kanë. E po kanë kohë që të shkojnë në Shqipëri e vendin ta mbyllin e mos të punojnë me ndonjë plan program”, ka thënë Tahiri.

Edhe nënkryetarja e AAK-së, Teuta Haxhiu kërkoi nga Qeveria Kurti të punojnë dhe të jenë më transparent me punën e tyre karshi qytetarëve.

Ajo po ashtu tha se është shqetësuese që Qeveria Kurti ende nuk e ka shpalosur programin qeverisës.

“AAK po i përcjell zhvillimet e para të qeverisë. Konsideron që kërkohet veprim i cili po mungon. Nuk kemi ende program qeverisës të Qeverisë Kurti, kjo është shqetësuese”, ka thënë Haxhiu.

Sipas Haxhiut, ajo çka kanë parë deri më sot nga Qeveria Kurti janë veprimet populliste si dhe shfaqje të nepotizmit.

“Kemi pa një vendim të padrejtë, pa asnjë bazë shkencore, me masat e pandemisë dhe orën policore”, u shpreh ajo.

Haxhiu gjithashtu tha se i zoti i shtëpisë prioritet duhet ta ketë shtëpinë e tij, e jo siç tha ajo të shkoj në Shqipëri.

“Këto fenomene negative mund t’ia shkurtojnë jetën kësaj qeverie”, u shpreh ajo.

Tutje nënkryetarja e AAK-së theksoi se një qeveri nuk duhet ta konsideroj që me përfundimin e zgjedhjeve ka përfunduar edhe kujdesi ndaj qytetarëve.

“Qytetarët kanë të drejtë të informohen në mënyrë transparente. Në mungesë të informimit, transparencës dhe gjithpërfshirjes AAK-ja kërkon të përcjellën me vëmendje zhvillimet që po i ndërmerr kjo qeveri”, tha ndër të tjera, Teuta Haxhiu. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Shërbyesve civilë përvoja e punës po u paguhet më pak

Shërbyesve civilë përvoja e punës po u paguhet më pak

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Raste të shumta për fajde dhe detyrim, Policia shpeshton aksionet

Raste të shumta për fajde dhe detyrim, Policia shpeshton aksionet

Drejtësi
Kalo në kategori