LAJMI I FUNDIT:

Bonucci shërohet nga coronavirusi

Bonucci shërohet nga coronavirusi
(Foto: Instagram/bonuccileo19)

Mbrojtësi i Juventusit, Leonardo Bonucci, është shëruar nga infeksioni me coronavirus – ka konfirmuar klubi italian.

Italiani rezultoi pozitiv me COVID-19 në fillim të këtij muaji, pas kthimit nga angazhimi me kombëtaren e Italisë.


Krahas tij, edhe disa anëtarë të stafit të Azzurrëve dhe shtatë lojtarë të tjerë kishin dalë pozitivë.

(Foto: Instagram/bonuccileo19)

“Leonardo Bonucci i ka bërë dy teste kontrolluese molekulare për COVID-19 me rezultate negative”.

Vazhdojnë infektimet te Juventusi, Bonucci rezulton pozitiv me COVID-19
Lexo po ashtu Vazhdojnë infektimet te Juventusi, Bonucci rezulton pozitiv me COVID-19

“Kjo do të thotë se lojtari është shëruar dhe nuk është më nën regjimin e izolimit dhe nesër (e martë) pasdite do t’i bashkohet skuadrës në JTC”, shkruan në njoftimin e Juventusit.

Aktualisht, Federico Bernardeschi është lojtari i vetëm i Zonjës së Vjetër që është pozitiv me COVID-19. /Telegrafi/